60 artistë në GAK

Në vitin 1975 në Prishtinë kishte filluar Bienali i parë i Vizatimit. Që nga ajo kohë e deri sot janë paraqitur dhe kanë prezantuar veten me dhjetëra artistë lokalë. Ndërsa që nga nesër ky edicion i 15 do të vijë me diçka atë re, duke u quajtur “Bienalit Ndërkombëtar të Vizatimit”.
“Edicioni i parë i Bienalit të Vizatimit është organizuar në vitin 1975 dhe ky manifestim i rëndësishëm kishte karakter kombëtar deri në pasluftë kur, nga Shoqata e Artistëve Figurativë të Kosovës u mor vendim që Bienali të bëhet Ndërkombëtar”, tregon Fahredin Spahia, drejtor i Galerisë së Arteve të Kosovës.
Në edicionin e sivjetmë do të marrin pjesë me punët e tyre 60 artistë lokalë dhe ndërkombëtarë, nga 160 sa kanë konkurruar për këtë edicion.
Ndërsa kuratorë të kësaj bienale do të jenë Nebih Muriqi dhe Agim Salihu.
Spahiu nuk ka përmendur nëse kjo Bienale ka patur një temë të caktuar.
“Një pjesë e artistëve ndërkombëtarë janë ftuar me ftesa nga Galeria dhe një numër i caktuar i tyre i kanë dërguar vizatimet e tyre, kurse disa nuk iu janë përgjigjur ftesës. Të gjitha vizatimet që kanë arritur në Galeri, kuratorët i kanë shikuar dhe studiuar dhe pastaj kanë nxjerrë një listë me emrat e atyre që janë konsideruar më të mirët në këtë konkurrim”, shpjegon Spahiu.
Spahiu po ashtu nuk ka dashur t’i tregojë emrat e Komisionit i cili do të vlerësojë dhe ta ndajë çmimin Grand Prix në vlerë prej 2 mijë eurove.
”Komisioni që vlerëson vizatimin më të mirë, të cilit i ndahet çmimi Grand Prix në vlerë prej 2000 eurove, do të mbahet anonim deri në shpalljen e fituesit, d.m.th deri në hapjen solemne të ekspozitës”.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 2 maj.
Në këtë ekspozitë do të marrin :
Demush R. Avdimetaj, Musa Prelvukaj, Agron Mulliqi, Zymer Mulliqi, Shyqri Nimani
Xhevdet Pantina, Alban Nimani, Jeton Muja, Artan Hajrullahu, Bashkim Zabërgja, Shyqri Gjurkaj, Fuat Islami – FAVI, Liridona Gjuka, Suad Rama, Nimon Lokaj, Sami Namani. Bujar Lahu, Muhamet Ahmeti – METIS, Sabedin Etemi, Valdete Vuçitërna, Gani Gashi, Klodian Valla, Esat Valla, Mal Myrtaj, Muhamet Shala,
Naim Spahiu, Nebih Muriqi, Zake Prelvukaj, Isa Alimusaj, Rafet Jonuzi, Ismet Jonuzi, Haxhi Kastrati, Agim Bujupi, Edona Blakaj, Sanije D. Zenunaj, Gani Bajraktari, Sejdi Kapllanaj, Orhan Kurtolli, Veli Blakçori, Shpend Qeriqi, Arben Shaqiri, Azem Gashi, Eshref Qahili dhe Agim Rudi nga Kosova si dhe artistët ndërkombëtarë:
Manfred Ehender – Austri, Lana Jonizi – Bosna dhe Herzegovina, Henrich Saltman – Austri, Christine Lingg - Austri, Ulrich Klobassa – Austri, Mitermayer Michel – Austri,
Ramazan Memishi – Shqipëria, Tina Drcar – Slloveni, Bahadir Gokay – Turqi
Annette Hansen – Finlanda, Natalija Seruga – Sloveni, Bilal Nikeziqi – Mali i Zi,
Shukran Zaim – Turqi, Roberto Silva – Portugali, Fernando Daza Fernandez- Spanjë
Panu Ruotsalo- Finlandë, Luis Dourado- Portugali.