E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandal i ri me plehrat në Itali

Çështja e trajtimit të mbeturinave në Itali mbetet gjithnjë aktuale.

Vetëm këtë javë që po mbyllet, një skandal i ri përfshiu një sërë anëtarësh të Këshillit Rajonal të Lombardisë, që duket se kanë marrë ryshfete për të favorizuar qarkullimin e mbeturinave të rrezikshme, pa respektuar ligjet e rrepta në këtë fushë.

E ndërkohë, Bashkimi Evropian i ka dhënë vetëm dy muaj kohë përpara se të aplikojë sanksionet për Napolin, qyteti ku problemi i plehrave mbetet një plagë e vërtetë.

Përpara pak ditësh, RAI transmetoi hetimin e gazetarit Emilio Casalini, i cili ka ndjekur rrugëtimin e paligjshëm të mbeturinave të rrezikshme nga Italia në Kinë, duke u hequr si trafikant.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›