Kadri, hat-trick për Odensen

Bashkim Kadri e ka realizuar hat-trickun e parë në fanellën e Odenses, në fitoren bindëse 4:0 ndaj Sonderjyskes, të arritur të hënën mbrëma në kampionatin danez. Talenti shqiptar ka marrë lëvdata nga trajneri i tij, Henrik Clausen.
“Nuk është e lehtë t’i shënosh tri gola për një ndeshje, kur kihet parasysh presioni. Ai tregoi se është një lojtar i klasit të lartë”, tha Clausen për ueb faqen daneze politiken.dk. I lumtur që e ndihmoi ekipin e tij ishte edhe 19 vjeçari.
“Mendoj se shkoi gjithçka mirë sot. Luajtëm më mirë dhe e mbajtëm topin në posedim”, tha ish futbollisti i B93.