E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandal i ri seksual në SHBA

Nga Express më 27 korrik 2011 në ora 18:00

Një ligjvënës i Shteteve të Bashkuara ka dhënë dorëheqje, pas akuzave për “abuzim seksual”.

Përfaqësuesi, David Wu, tha se largohet nga pozita, pas pohimeve të një femre 18-vjeçare se kishte “një takim të padëshiruar seksual” me 56-vjeçarin nga shteti Oregon.

Në deklaratën e tij, Wu tha se jep dorëheqje për të mbrojtur vetën kundër asaj që ai e quajti “akuzë shumë serioze”.

Çështja i është referuar për hetim Komisionit Etik të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›