Deshton marreveshja serbet e veriut ne gjendje emergjence

I ashtuquajturi Këshilli Komunal Paralel në veri të Mitrovicës, siç raportojnë mediat në Prishtinë, ka marrë masa që mund të konsiderohen si shpallje e gjendjes së jashtëzakonshme. Për shkak të rrethanave të krijuara dhe situatës së brishtë të sigurisë në veri, këshilli vendosi të përkufizojë orarin e punës për dyqanet e pavarura zejtare dhe hotelet në veri të qytetit të Mitrovicës, nga ora 07:00 deri në 15:00.
Sipas këtij Këshilli, në rast të mos respektimit të këtij vendimi, do të merren masa ligjore ndaj atyre që thyejnë vendimin. Ky vendim i strukturave paralele serbe vjen pasi më herët, komandanti i KFOR-it, Erhard Byler nuk arriti në një marrëveshje gjatë një takimi me ta. Byler zhvilloi një takim edhe me shefin e delegacionit serb në dialogun Prishtinë-Beograd, Borisllav Stefanoviç, në Rudar të Zveçanit.
Ky i fundit i ka premtuar një tubimi me serbë lokalë se do ta zgjidhë problemin. “Ose ata do të largohen nga aty ku kanë hyrë ilegalisht, ose ne nuk do të lëvizim nga këtu derisa ata ta bëjnë një gjë të tillë", ka thënë Stefanoviç. Ndërsa, presidenti serb, Boris Tadiç, deklaroi se Serbia nuk do të hyjë në konflikt. I ndodhur në një vizitë në Pragë, Tadiç tha se Serbia nuk do luftë, por paralajmëroi se përdorimi i dhunës dhe të gjitha mjeteve tjera të dhunës përfshin rreziqe të jashtëzakonshme.