Tre maqedonas kapen me 168 kg kokainë në Selanik

Droga ishte e paketuar dhe fshehur në gypa special të mbushur dhe se ato nga Bolivija ishin sjellur në portin e Selanikut, ku duhej ky mall të tërhiqej nga shtetasit e Maqedonisë.
Tre shtetas të Maqedonisë janë arrestuar në portin e Selanikut me 168 kilogram kokainë. Ky aksion është realizuar për disa muaj në bashkëpunim të policive të Maqedonisë, Serbisë, Britanisë dhe SHBA-ve.
Droga ishte e paketuar dhe fshehur në gypa special të mbushur dhe se ato nga Bolivija ishin sjellur në portin e Selanikut, ku duhej ky mall të tërhiqej nga shtetasit e Maqedonisë.
Ata ishin angazhuar nga një grup kriminal serb për transportimin e drogës nga Greqia në Maqedoni dhe më pas në Serbi, ndërsa destinacioni përfundimtar ishte tregu evropian.
Tre shtetasit e Maqedonisë të moshave 27, 29 dhe 41, dy prej të cilëve janë nga Manastiri dhe njëri nga Kumanova, ishin paraqitur me dokumente të rrejshme të një kompanie për të tërhequr dërgesën dhe për ta transportuar me kamionë në Maqedoni. Ata menjëherë janë arrestuar nga policia greke.
Lidhur me këtë aksion janë arrestuar rreth 11 veta, shtetas nga Maqedonia dhe Serbia, ndërsa policitë e tre vendeve po vijojnë hetimet për të zbulua rrjetin e kontrabandës së drogës. Testi i kësaj droge vërtetoi se bëhet fjalë për kokainë cilësor 72 për qind i pastër, me një vlerë prej 8 milion eurove në tregun e zi. (INA)