E Diel, 1 Nëntor 2026

Bollano refuzon gjykatën: Të pyetet dhe dhëndri i Berishës

Kryetari i bashkisë së Himarës nuk paraqitet në gjykatën e Vlorësas si dëshmitar

VLORË- As i thirrur si dëshmitar nga prokuroria, Bollano nuk ka pranuar të jetë prezent në sallën e gjyqësorit, ku akuzohet për shpërdorim të detyrës për tabelat në gjuhën shqipe tëhequra në zonën Llogora- Qeparo. Edhe seanca e djeshme ka vijuar pa të akuzuarin, fakt për të cilin trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Shkëlzen Selimi, e ka cilësuar gjykimin në mungesë.

Në kushtet e mungesës si dëshmitar, prokurori i akuzës, Sokol Malaj, ka kërkuar të lexohen deponimet e Bollanos për pyetjet e bëra nga prokuroria. Pasi gjyqtari ka pranuar, Malaj ka lexuar disa nga pyetje-përgjigjet, ku kryesisht është përqendruar te urdhri i nxjerrë nga ana e Bollanos, si edhe te pyetja mbi vendosjen e tabelave në gjuhën greke. Nga leximi Bollano nuk ka pranuar të shpjegojë për vendosjen e tabelave në gjuhën greke, ndërsa përsa i përket tabelave ka kërkuar të pyetet edhe koordinatori i projektit Jamarbër Malltezi.

Avokati i Bollanos, Petraq Curri, ka patur objeksione mbi aktin e ekspertimit. Sipas tij, personi qe e ka kryer nuk ka patur atributet e duhura për të bërë vlerësimin e dëmit, dëm që nuk është detajuar zë për zë. Ai është teknik ndërtimi dhe jo inxhinier, tha Curri, ndërsa shtoi se vetë përsoni ka qenë më parë i dënuar, fakt që mund ta sqarojë më mirë sipas tij prokuroria.

Në replikë me këtë prokurori i çështjes, Malaj, i është referuar licensimit të personit të zgjedhur si ekspert, ndërsa licensimi është i firmosur nga autoritetet përkatëse dhe ka patur si kusht dëshminë e penalitetit të këtëj personi, i është referuar si argument Malaj. Njëakt të ri ekspertimi, i cili do të shërbejë si provë te trupi gjykues, ka vendosur një grup ekspertësh në rillogaritjen e dëmit të shkaktuar nga heqja e tabelave. Gjyqtari Shkëlzen Selimi tha se do të ngrihet një grup ekspertësh për vlerësimin e dëmit dhe dy personat e caktuar në përbërje të tij, duhet të bënin betimin sipas rregullores. Kjo ka bërë që seanca të shtyhet.

Kryetari i baskisë, Bollano. është i akuzuar për shpërdorim detyre për urdhërimin e heqjes së tabelave orientuese dhe treguesve të pikave turistike përgjatë akseve rrugore në bregdet. Vetë Bollano nuk është paraqitur asnjëherë në seancat në ngarkim të tij, ku e radhës do të jetë ajo e datës 26 shtator.

Dëshmia e Bollanos e lexuar nga prokurori i akuzës.

(Sipas deponimeve të Bollanos në prokurori)

Pyetje- Është urdhëruar çmontimi i sinjalistikës rrugore. A është nxjerrë ky urdhër dhe në çfarë ligjshmërie është bazuar.

Përgjigje. Urdhri është nxjerrë nga ana ime. Bazuar në ligjin për funksionimin e qeverisjes vendore nr 8682, si dhe vendimin e Këshillit të Ministrave. Fakti që kjo është kompetencë e policisë bashkiake dhe tabelat e vendosura janë hequr nga ata, duke zbatuar këtë urdhër.

Pyetje- Çfarë procedura janë ndjekur nga ana juaj për tabelat dhe ku janë tani ato?

Përgjigje. Pas daljes së këtij urdhri, tabelat janë çmontuar dhe magazinuar në bashkinë e Himarës.

Unë kërkoj të pyeten dhe shtetasi Jamarbër Malltezi, Koordinator i projektit si dhe ( nuk i kujtohet emri) Kamila Musaj, përfaqësuese e bankës botërore në Shqipëri.

Pyetje- Sipas edhe pohimeve të Lacaj, është biseduar për vendosjen e tabelave në akse rrugore. Nëse po, a keni vendosur kusht që tabelat të vendosen në greqisht?

Përgjigje. Për pyetjen e parë, kemi biseduar, pa vendosur gjë. Sa për pjesën tjetër, kjo nuk ka lidhje me akuzën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›