Gjendet i masakruar 30-vjeçari,ishte qëlluar dhe me armë
07/12/2008 Policia: Viktima Erion Shuka banor i Urës Vajgurore
BERAT - Një ngjarje e rëndë dhe e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme në rrethin e Beratit. Rreth orëve të para të mëngjesit të djeshëm është gjendur kufoma e një të riu, që mësohet se është i seksit mashkull dhe rreth 30 vjeç dhe se është banor i qytetit të Urës Vajgurore. Kufoma është gjendur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në fshatin Moravë të komunës Otllak nga persona kalimtarë të rastësishëm në atë segment rrugor. Burimet policore shprehen se viktima ishte qëlluar me një plumb dhe ishte goditur me mjete të forta në pjesë të ndryshme të trupit. Në vendin e ngjarjes ekspertët e policisë kanë bërë këqyrjen e kufomës, si dhe kanë sekuestruar të gjitha sendet që janë gjendur në vendin e ngjarjes, të cilat kanë qenë një bluze trikotazh ngjyrekafe dhe pak më larg një xhup ngjyrë kafe, në xhepin e brendshëm të të cilit është gjetur një telefon celular tip “Samsung” në ngjyrë të zezë, brenda të cilit ka një kartë telefonike greke, sende të cilat janë saktësuar në një procesverbal në cilësinë e provës materiale për procedim të mëtejshëm të kësaj ngjarje tragjike. Gjatë autopsisë është bërë edhe identifikimi i kufomës, që i përkiste 30-vjeçarit Erion Kozma Shuka, banor i lagjes “Guri i Bardh” i qytetit të Urës Vajgurore. Të njëjtat burime thanë për gazetën se policia po punon në disa pista, si probleme trafiku, droge, ndonjë hakmarrje të mundshme për një grindje të çastit apo dhe për motive të dobëta. Gjithsesi, burimi policor pohon se ende po punohet për zbardhjen e ngjarjes.