Dosja Durres Morine. Në seancën e parë do të kërkoj pavlefshmërinë
07/12/2008 “Ky proces më duket shumë i këndshëm. Do të ngre shkeljet e Prokurorisë
Nikaj: Shpresoj se procesi gjyqësor do të respektohet ligjërisht nga trupi gjykues
TIRANE - “Për dosjen Durrës-Kukës Prokuroria vazhdon të kryejë shkeljen flagrante të Kushtetutës dhe Kodit të Procedurës Penale”, - këto kanë qenë fjalët e avokatit mbrojtës të ministrit të Jashtëm Lulëzim Basha, i cili e komentoi dërgimin e dosjes në Gjykatën e Lartë si një veprim joligjor, duke shkelur të gjitha ligjet. Në një prononcim për gazetën “Metropol” avokati Zef Nikaj u shpreh se që në seancën e parë që do zhvillohet në Gjykatën e Lartë do të kërkojë pavlefshmërinë e procesit gjyqësor, pasi, sipas tij, veprimet e ndërmarra nga përfaqësuesi i Prokurorisë së Përgjithshme Arben Kraja bien ndesh me vendimin nr. 1495 të gjykatës së Tiranës. Mbrojtësi ligjor i ish-ministrit të Transporteve Lulëzim Basha tha se procesi që do të zhvillohet ndaj klientit të tij do të jetë shumë i këndshëm, pasi organi i akuzës i ka lënë shumë shtigje për të ngritur një sërë kërkesash në trupin gjykues. “Përveç se do të ndjekim procesin në të gjitha seancat, në gjykatë ne do të gremë edhe të gjitha shkeljet e Prokurorisë”, - është shprehur mbrojtësi i ministrit të Jashtëm Lulëzim Basha. Zef Nikaj shpreson se ky proces gjyqësor do të respektohet edhe nga trupi gjykues i Gjykatës së Lartë, pasi, sipas tij, ky institucion ka gjyqtarë të kualifikuar dhe tepër të saktë në dhënien e vendimeve përfundimtare. Edhe një herë ai i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme që të respektojë vendimin e gjykatës së shkallës së parë të Tiranës, pasi ky vendim ia la në derë Prokurorisë dosjen Durrës-Kukës. Ndërkohë pas fletëthirrjes së organit të akuzës ministri Lulëzim Basha ka refuzuar të paraqitet, duke mos pranuar të bëhet pjesë e shkeljes së ligjit nga ana e prokurores së përgjithshme Ina Rama dhe prokurorit vartës të saj Arben Kraja. Ministri i Jashtëm ka refuzuar të certifikojë këtë shkelje dhe nuk është paraqitet para prokurorit Arben Kraja pas kërkesës së tij për ta thirrur e pyetur Bashën si të pandehur për dosjen e hetimeve për aksin rrugor Durrës-Kukës. Para prokurorit është paraqitur 2 herë avokati i Lulëzim Bashës, Zef Nikaj, i cili në më pak se 10 minuta që ka qëndruar në zyrën e prokurorit Arben Kraja i ka shpjeguar atij veprimet antiligjore në rastin e dërgimit të fletëthirrjes për klientin e tij, kur gjykata e shkallës së parë e Tiranës e ka pezulluar vazhdimin më tej të hetimit të zvarritur pa shkak të kësaj dosje. Në takimin me prokurorin e çështjes avokati nuk ka firmosur asnjë dokument të servirur nga Kraja. Pas daljes nga Prokuroria Zef Nikaj ka denoncuar hetimin “antiligjor të Prokurorisë së Përgjithshme”, siç u shpreh ai, duke shpjeguar edhe refuzimin e klientit të tij ndaj organit të akuzës. Nga ana tjetër, akuza është shprehur se do të marrin avokat kryesisht, në qoftë se pala mbrojtëse nuk do të pranojë të jetë e pranishme në gjykatë.
Dosja Durrës-Kukës
Të pandehur: Lulëzim Basha, Andi Toma
Dëmi financiar: 232.009.583 euro
Mesatarisht: 1 km 140 mijë euro
Firmat ndërtuese: “Bechtel-Enka”
Fillimi i hetimeve: 9 mars 2007
Mbarimi i hetimeve: 6 dhjetor 2008
Akuza: Shpërdorim detyre