Skandal, percudnohet historia shqiptare ne FYROM
Kryetari i Shoqates se Historianeve Shqiptare ne FYROM (Republika ish-Jugosllave e Maqedonise), Skender Asani, tha se tekstet e historise ne shume raste nuk pasqyrojne realitetin historik, nderkohe qe gjeneratat e reja mesojne te paverteta te shumta per te kaluaren e popullit te tyre, por gjithsesi edhe per te kaluaren e etnitetit tjeter te shtetit te perbashket te shqiptareve dhe maqedonasve. Asani tha se per kete duhet te mbajne pergjegjesi autoritetet shteterore, vecanerisht ata qe perfaqesojne shqiptaret ne qeveri. ??"I bejme apel partise shqiptare ne qeveri, qe perfundimisht t'ia shtroje dy kerkesa koalicionit qeveritar. Nje eshte qe te hartohen programe mesimore dhe ne baze te atyre programeve mesimore te shpallet konkursi dhe te botohen libra te reja. Kerkesa e dyte, nese nuk pranohet e para, eshte te shkohet ne libra paralele, te cilet do te jene vetem per nxenesit shqiptare dhe nuk do te kene asnje fyerje dhe asnje shtremberim te historise se ketyre trevave", u shpreh ai.
Nderkaq, zevendesministri i arsimit, Safet Neziri, tha se te gjitha defektet ne tekstet shkollore nuk mund te shmangen me nje te prekur te butonit.
Ai u shpreh se revidimi i teksteve shkollore eshte proces i nderlikuar dhe njeherazi kerkon kohe dhe angazhim profesional te te gjithe te kycurve ne procesin e arsimit. "Une do te obligohem qe ne bashkepunim me Lidhjen e Arsimtareve dhe Historianeve Shqiptare te Maqedonise, si dhe te gjithe faktoret tjere relevante, te cilet kontribuojne ne procesin arsimor ne Maqedoni, te formojme nje komision punues i cili do t'i shqyrtoje bashke me Ministrine e Arsimit te gjitha, librat faqe per faqe, dhe te shohim se ku realisht jane problemet, si dhe ku saktesisht duhet intervenuar qe vitin e ardhshem mos na paraqiten me probleme te kesaj natyre", deklaroi Neziri.
Nga ana tjeter, kryetari i Lidhjes se Arsimtareve Shqiptare, Nuhi Dardhishta, theksoi se brendine e teksteve te shkencave ekzakte, jo vetem se permendet fyerja ndaj shqiptareve. Po ashtu ai tha se ne keto tekste ka te paverteta te shumta per te kaluaren e popullit shqiptare, dhe shtoi se dikasteri i arsimit jo rrallehere angazhon perkthyes joprofesional te cilet edhe me shume i komplikojne njesite mesimore per nxenesit shqiptare. "Gjithmone shkohet nga ajo qe te gjinden perkthyes me te lire, joprofesionale dhe behen gabime te shumta, ngase nuk mundet nje perkthyes ta perktheje tekstin e fizikes, pa marre dhe konfirmimin nga profesori i fizikes, se gjithcka eshte ne rregull, sepse behet fjale per tekste profesionale, ku eshte ne pyetje terminologjia e perdorur. Ne si LASH te Maqedonise, vetem i diktojme problemet, por eshte dikasteri i arsimit ai qe duhet t`i zgjidhe", thote Dardhishta.
LASH: Te zhduken gabimet ne tekstet shkollore
Lidhja e Arsimtareve Shqiptare ne Maqedoni si dhe shoqata e historianeve, vleresojne se kompetentet, perkatesisht Byroja per Zhvillimin e Arsimit dhe Ministria e Arsimit, duhet sa me pare t'i evitojne te gjitha gabimet ne tekstet shkollore, ngase manipulimi me arsimimin e nje gjenerate te re paraqet lojen me te rrezikshme per ndertimin e shtetit multietnik, sic eshte Maqedonia ose sic njihet zyrtarisht, Republika ish-Jugosllave e Maqedonise.