E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia shqiptare Ahmetaj Me keq se Greqia

Konkluzionet e FMN-së kanë ngritur alarmin, të njëjtin alarm që ka ngritur prej kohësh opozita sa i përket nivelit ekstrem të borxhit publik, gjë që i rëndon çdo ditë e më tepër qytetarët shqiptarë në standartin e tyre të ulët të jetesës.

Megjithatë, ditët e kaluara ne pamë një Sali Berishë që refuzon si në kohën e piramidave të Sudes, me kokëfortësi dhe papërgjegjshmëri të marrë parasysh shqetësimet dhe kritikat e FMN-së. Ashtu si në '96-ën, Sali Berisha vazhdon të mbyllë veshët dhe sytë përballë realitetit të rënduar ekonomik, jo vetëm përballë alarmit që ka ngritur opozita por edhe përballë shqetësimeve të organizmave ndërkombëtarë si FMN apo BB.

Në 2011-ën, Sali Berisha po bën të njëjtin faj duke e shtyrë Shqipërinë drejt një krize akoma dhe më të thellë se ajo që po kalon sot Greqia, pasojat e së cilës s'do t'i vuajë Sali Berisha dhe familja e tij, por qytetari shqiptar në dietë"-tha deputeti i PS-së, Arben Ahmetaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›