Tragjedi ne Vlore digjen ne banese dy femije

Një ngrohëse e harruar ndezur ka marrë jetën e dy fëmijëve 3 dhe 4 vjec në lagjen “24 maji” të qytetit të Vlorës. Sipas policisë së Vlorës fqinjët sapo kanë parë flakët janë përpjekur të shpëtojnë dy fëmijët e mitur motër e vëlla, por ka qenë tepër vonë. Trupat e pajetë të tyre janë gjetur në oborrin e shtëpisë në tentativë për të dalë jashtë saj. Prindërit e fëmijëve punonin në ndërmarjen komunale të qytetit si pastrues gjatë natës dhe fëmijët qëndronin vetëm në banesë.
Azhornuar së fundi ( e martë , 04 janar 2011 )