Skandalet e Bashkisë së Durrësit. Dy nënkryetarët, ndjekje penale në prokurori

Durrës- Dy nënkryetarët e Bashkisë së Durrësit, Adi Çela dhe Zhuljan Varfi si dhe 9 nëpunës të lartë të administratës së bashkisë së këtij qyteti janë paditur për ndjekje penale në Prokurori nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, për shkak të dëmëve që kanë shkatuar në tenderat për rindërtimin e Bulevardit Dyrrah dhe gjelbërimin e qytetit.
Plot 40 milion leke abuzime me tenderat për bulevardin dhe gjelbërimin, cilësinë e punimeve dhe blerjen e luleve e palmave. Ndërkohë që shumë më tepër se kaq janë shkaktuar dëm nga mosvjelja e taksave. Kontrolli i Shtetit ka zbuluar sesi dy nenkryetaret, Çela e Varfi, me cilësine e kryetarëve të komisioneve prokuruese, kanë shkelur ligjin duke ua dhënë tenderat kompanive që kishin ofruar çmime më të larta e duke skualifikuar ato me çmime më të ulëta. Po ashtu janë zbuluar shkelje për kriteret teknike të blerjes së palmave për shëtitoren.
Pas kontrollit ka rezultuar eshtë shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën 19,327,868 lekë për prokurorim e ndërtimit të bulevardidi Dyrrah dhe në prokurimin Gjelbërimi në qytet, zhvilluar në vitin 2012, një dëm ekonomik në vlerën 7,084,896 lekë. Në të dyja prokurimet, shkeljen kryesore e përbën fakti që Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka skualifikuar konkurentët me ofertë më të ulët dhe ka kualifikuar padrejtësisht ata me vlerë më të lartë, duke i shkaktuar dëm të konsiderueshëm ekonomik Bashkisë.
Për të gjitha shkeljet e konstatuara, në prokurimin për Rikonstruksioni i bulevardit kryesor Dyrrah, me dëm ekonomik në vlerën 19,327,868 lekë, mbajnë përgjegjësi Zhuljan Varfi, Zv/Kryetar i Bashkisë, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave si dhe tre anëtarë të këtij komisioni, sipas KLSH-së kanë skualifikuar dhe kualifikuar padrejtësisht operatorët ekonomikë, veprime këto të cilat, referuar përmbajtjes së dispozitës penale, neni 258 i Kodit Penal, mbartin elementët e veprës penale të Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike. Bulevardi i shtuar disa herë më pallka dhe po aq herë u shkatërrua duke përfunduar përufundimisht në shtrim me asfalt. Ndërkohë që paratë e dy rikonstruktimeve shkuan dëm.
Kontrolli i Shtetit vëren gjithashtu se për të gjitha shkeljet e konstatuara në prokurimin për Gjelbërimi në qytet, me dëm ekonomik në vlerën 7,084,896 lekë, mbajnë përgjegjësi Adi Çela, ZvKryetar i Bashkisë, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, si dhe dy anëtarë të këtij komisioni.
KLSH ka kryer kallëzim penal për Grupin e ngritur për Kolaudimin dhe marrjen në dorëzim, pasi nuk ka zbatuar e plotësuar procedurat ligjore në përmbushje të kritereve teknike të vendosura në kontratën e furnizimit me palma, sipas specifikimeve teknike të kërkuara nga autoriteti kontraktor në tenderin me objekt Gjelbërimi në qytet, duke i shkaktuar dëm ekonomik Bashkisë në vlerën 21,960,000 lekë.
Përsa më sipër, për të gjithë këta drejtues e punonjës, në të trija këto raste, KLSH ka kryer kallzim penal në Prokurori.
Gjithashtu, nga auditimi, KLSH konstatoi shkelje të akteve ligjore në fuqi për llogaritjen dhe arkëtimin e taksave vendore, duke i shkaktuar të ardhura të munguara Buxhetit të Bashkisë në vlerën 110,952,000 lekë.
Nuk janë zbatuar procedurat ligjore ndaj 1,026 subjekteve debitorë të Bashkisë për mospagim detyrimesh për taksat vendore, duke krijuar mosarkëtimin e detyrimeve të llogaritura me vlerën 100,938,000 lekë për vitet 2011-2012, si dhe nuk janë zbatuar procedurat ligjore të Ligjit Nr. 9780 dt. 16.07.2007 Për Inspektimin e Ndërtimit, për 20 subjekte, në vlerën 31,200,000 lekë.
Mbështetur në standardet ndërkombëtare të auditimit dhe në rregulloren e brendshme të organizimit dhe funksionimit të institucionit, grupi i punës i KLSH realizoi kontrollin e sigurimit të cilësisë, për auditimin e kryer në Bashkinë Sarandë, të përfunduar në Dhjetor 2012. Referuar numrit të konsiderueshëm të shkeljeve të dispozitave ligjore në fushën e urbanistikës dhe shitblerjes së trojeve, me pasoja social-ekonomike dhe mjedisore, në vijim të kallëzimit të bërë nga institucioni në dhjetor 2012 për 3 ish-Drejtorë të Drejtorisë së Urbanistikës të Bashkisë Sarandë, 2 juristë të Drejtorisë së Urbanistikës dhe ish-Kryeinspektorit të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor.
KLSH vendosi të kallëzojë në Prokurori dhe ish Kryetarin e Bashkisë Sarandë E. GJ, në detyrë gjatë viteve 2003-2011, i cili gjatë përmbushjes së detyrës funksionale, ka kryer veprime apo mosveprime të kundërligjshme të cilat, referuar përmbajtjes së dispozitës penale, neni 248 i Kodit Penal, mbartin elementët e veprës penale të Shpërdorimit të detyrës. Shkeljet e dispozitave ligjore konsistojnë në shitjen e trojeve dhe dhënien e lejeve të sheshit dhe të ndërtimit nga Bashkia Sarandë.