Skandalet seksuar prekin papën

Rrethi sa vjen e mbyllet përreth Atit të Shenjtë. Zbulimet e reja nga investigimet e New York Times akuzojnë Papa Ratzinger, kur ishte në kryet të kongregacionit për doktrinën e fesë se mbuloi abuzimet seksuale të një prifti amerikan mbi rreth 200 fëmijë në një jetimore në të dalë të Wisconsin.
E përditshmja publikon dokumente që sjellin në vëmendjen e lexuesve disa letra që i drejtohen kardinalit Ratiznger, i cili në fakt nuk i kishte kthyer përgjigje. Në to peshkopi i Milwakee lutej që të ndaleshin procedurat gjyqësore kundër tij. Drejtuesit e sallës së shtypit në Vatikan, at Lombardi, në një deklaratë të mëparshme ishte shprehur se papa aktual nuk ishte informuar mbi faktet deri 20 vjet pas abuzimeve në fjalë, por letrat e paraqitura nga New York Times në fakt, flasin të kundërtën. Ditën e sotme në Romë ka pasur protesta e sa vijnë e shtohen zërat që kërkojnë dorëheqjen e udhëheqësit suprem të kishës katolike.
Pas dhënies se dorëheqjes nga peshkopi irlandez John Magee, i përfshirë në mbulimin e rasteve të pedofilisë të tjera koka do të bien, paralajmërojnë korrespondentë, ndërsa sa vjen e zgjerohet skandali më i madh që ka prekur institucionin ndërkombëtar më të vjetër në botë.
Delina Bitraku < I mëparshmi