Skandali Ikea ne Gjermani

Aktualisht është arreduesi zyrtar i shumë banesave dhe jo vetëm. Por shpesh herë ka rënë në sy për fushatat publicitare në favor të ambjentit dhe të respektimit të të drejtave të puëntorëve. Por pikërisht në këtë pikë, Ikea, gjiganti suedez i mobiljeve, ka bërë dhe shkeljen më të rëndë. Në vitet 80 kompania ka përfituar mga puna jo e pagfuar e të burgosurve politikë të Gjermanisë lindore. Cështja ëshët ngritur fillimisht nga një dokumentar i transmetuar në një televizion suedez disa muaj më parë. Gjë që ka detyruar kompaninë multinacionale që të kërkojë ndihmën e inspektorëve për të vërtetuar faktet. Faktet treguan se të burgosurit politik ishin shfrytëzuar për një kohë të gjatë dhe komapnia nuk kishte bërë asgjë për të ndaluar këtë. Gjermania lindore, një fanatike e ortodoksisë socialiste deri në vitet ’80, i la mënjanë principet e saj, kur me krizën e monokulturës së industrisë së rëndë, kishet shumë nevojë për të ardhura. Në këtë pikë nuk hezitoi të merrte ndihmën e armiqve kapitalistë të perëndimit, duke shfrytëzuar disa të burgosur. Vetë ish të burgosurit tregojnë se nëse dorëzoje më pak se 80 për qind të kuotës që kërkohej atëherë akuzoheshe për sabotim. Dhe tre rregulla ishin shumë të qarta, nuk mund të refuzoje punën sepse mbylleshe në izolim për të paktën tre ditë.
Drejtuesit e Ikeas kanë deklaruar se ndihen shumë keq për atë që ka ndodhur, pasi shfrytëzimi i të burgosurve politikë për prodhimin nuk ka qenë asnjëherë ide e pranuar nga grupi. Por raporti është kritikuar ashpër nga shoqata e viktimave të Gjermanisë Lindore, sipas të cilës kërkimet e bëra nuk respektojnë kriteret e një analize historike.