Skandali në Greqi Kryebashkiaku orgji me djem shqiptarë
Autori i Lajmit: Redaksia
Një skandal seksual ka shpërthyer në Greqi duke rrëmbyer faqet e para të gazetave dhe televizioneve që orët e fundit e kanë në qendër të vëmendjes për vetë natyrën e ngjarjes. Një kryetar bashkie është zbuluar të ketë bërë orgji me katër meshkuj ku një prej tyre, i cilësuar nga mediat greke si i preferuari i zyrtarit të lartë shtetëror, ishte një 22-vjeçar shqiptar, emigrant me dokumente të rregullta në vendin fqinj. Në skandal është përfshirë dhe vëllai i një personazhi të njohur televiziv në Greqi.
Skandali
Skandali rozë ka në qendër kryetarin e një bashkie në zonën turistike greke, bëhet fjalë për një qytet-ishull të njohur grek, por policia ndaloi çdo mundësi për të publikuar emrin e saktë të qytetit. Gjithsesi, u konfirmua se kryetari i Bashkisë është përfshirë në skandal seksual dhe për më tepër, denoncimi në polici dhe kërkesa për divorc në gjykatë është bërë nga e shoqja.
Gruaja 39-vjeçare ka treguar se si ishte përballur me një skenë të llahtarshme teksa kishte parë të shoqin, 4 vjet më të madh, të bënte orgji seksuale me tre djem, një shqiptar dhe dy grekë.
Në fakt, skandali është marrë vesh në të gjithë qytetin-ishull, i cili po vlon nga ngjarja që ka detyruar kryetarin e Bashkisë të kërkojë dorëheqjen. Referuar denoncimit, policia shpjegoi se kryebashkiaku ishte kapur nga e shoqja duke bërë orgji, ku protagonist ishte dhe i riu shqiptar, një djalë që përshkruhet si zeshkan dhe që në qytetin-ishull ku jetonte prej kohësh, nuk njihej të kishte devijime seksuale. Në kushte të tronditjes së fortë psikike, gruaja e tradhtuar katërfish nga i shoqi, ca më keq, me tre meshkuj, përfundoi në spital, pasi një ambulancë e mori me urgjencë në banesë, në gjendje të fikëti. Pikërisht në spital është mësuar fillimisht lajmi i ngjarjes së ndodhur fundjavën që u mbyll dhe duke bërë xhiron në të gjithë qytetin, nxiti mediat e Athinës të investigojnë në terren. E përditshmja “Espresso” në kryeartikullin e saj citon bashkëshorten që kishte parë të shoqin në shtrat të bënte skenat e fëlliqura me tre djemtë e rinj. Njëri prej tyre ishte pronar i një kompleksi dhomash që lëshohen me qira në këtë ishull turistik. Pikërisht në një nga dhomat e tij, u zbulua dhe orgjia.
Denoncimi
Pastruesja e shtëpisë së kryebashkiakut që bënte edhe pastrim të dhomave që lëshoheshin me qira, i ka parë të katërt dhe ka telefonuar menjëherë gruan e kryetarit të Bashkisë. Kjo e fundit, në pak minuta ka mbërritur dhe ka parë skenën e rrallë. Në denoncim, gruaja tregon se i shoqi gjendej i tëri lakuriq me djalin e ri shqiptar dhe dy grekët e tjerë, po ashtu nudo, duke bërë lojëra seksi në “shtigje të tjera dashurie”. “E tmerruar, nën klithma, gruaja ka përfunduar në spital dhe duke folur për argumentin, qartësoi se dyert e gjykatës tashmë janë hapur për divorcin e sigurt me të shoqin pervers”, - citohen banorët e ishullit të skandalit rozë. ( Marrë nga NOA)
Ky lajm është publikuar: 18/11/2009