Berisha e Ruli: Projekti i ullinjve, 650 milionë USD
Autori i Lajmit: Redaksia
Në katër vitet e ardhshme pritet që Shqipëria të ketë rreth 20 milionë rrënjë ullinj më tepër, një projekt që do të kushtojë 650 milionë USD. Kështu deklaroi dje Kryeministri Sali Berisha në konferencën kombëtare për zhvillimin e këtij sektori. Në këtë 4-vjeçar vazhdoi Berisha, ne do të subvencionojmë edhe privatët dhe pritet që ky projekt të punësojë me mijëra shqiptarë. “I bëj thirrje 70 kompanive private të cilat prodhojnë sot fidanë ulliri, të 2-3-4-fishojnë prodhimin e tyre. Qeveria mund të ndërhyjë përmes subvencionimit, por besoj jemi dakord se ndihma më e madhe që u jep qeveria këtyre kompanive është garantimi i tregut për to”, tha Berisha. Ndërkohë që, ministri i Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit u shpreh se objektivi kryesor i këtij projekti është shtimi i sipërfaqes së mbjellë me ullinj si dhe përdorimi i teknologjive të reja e moderne të kultivimit. Kjo, vazhdoi Ruli pritet që të ndikojë në cilësinë dhe në rritjen e prodhimtarisë. Ministria e Bujqësisë sapo ka nisur të vërë në zbatim skemën e parë për mbështetjen dhe zhvillimin e bujqësisë. Skema do të zbatohet në shtimin e kulturave të ndryshme, të cilat do të bëhen në bazë të rajoneve të vendit dhe zonave klimatike.
Kryeministri Berisha
"Ky është një projekt kompleks, i cili realisht kërkon 650 milionë dollarë, por që është një investim afatgjatë i mrekullueshëm. Qeveria nuk ka ndërmend që të rrijë në fondin ekzistues, pesëfishimi i tij në katër vitet që vijnë është dhe një nga zotimet tona më ambicioze", tha Kryeministri, Sali Berisha. Edhe pse një vend me kushte shumë të përshtatshme për kultivimin e ullirit, krahasuar me fqinjët e më larg situata e Shqipërisë është vërtetë e rëndë, fakt ky që pranohet edhe zyrtarisht. Gjithashtu, Kryeministri vlerësoi punën e bërë nga ministria e Bujqësisë dhe grupi i punës i ngritur për projektin ambicioz të ullirit, të cilët kanë bërë një studim serioz të tokës, parcelave të mundshme për mbjelljen e ullinjve dhe gjendjes ekzistuese të tyre, si dhe të gjitha politikat që duhen ndjekur në këtë drejtim. Berisha informoi se, në ullishtat ekzistuese parashikohet një ndërhyrje në 17 mijë hektarë, ndërkohë që grupi i punës ka përcaktuar ngastrat, tokat se ku do të mbillen ullinjtë, ka përcaktuar një sipërfaqe prej 60 mijë hektarësh, të cilat do të përdoren për mbjelljen e 20 milionë rrënjëve ullinj gjatë këtyre 4 viteve, ka përcaktuar koston jo vetëm të këtyre proceseve, por edhe të infrastrukturës së domosdoshme, sistemit të vaditjes, infrastrukturës rrugore, sistemit të përpunimit të tij.
Ministri Ruli
"Shqipëria ka aktualisht, vetëm 1.5 rrënjë ullinj për frymë të popullsisë, ndërkohë që konsumi i vajit të ullirit është në rreth 23 litra në vit për person. Ndërkohë që gjithë vendet e Mesdheut, faktikisht kanë treguar se janë deri në 4-5 herë më të lartë. Standardet e prodhimit të vajit të ullirit, po ashtu janë të ulëta", u shpreh Genc Ruli, ministër i Bujqësisë. Kultura e ullirit zë aktualisht një sipërfaqe sa 5 për qind e tokës bujqësore. Me një total prej 4 milionë rrënjë, prej të cilëve 50 për qind të mbjellë në 50 vitet e fundit në vend prodhohen 56 mijë ton ullinj kokërr.
Ky lajm është publikuar: 18/11/2009