Thellohet deficiti tregtar, shkak eksportet dhe remitancat
Autori i Lajmit: Silvana Balliu
Ekonomia shqiptare sa vjen dhe bëhet gjithmonë e më e varur prej tregut të huaj dhe importeve, duke rritur volumin e këtyre të fundit dhe duke thelluar deficitin tregtar. Një fakt i tillë është publikuar në projektbuxhetin e vitit 2010, që dje mori miratimin në Komisionin e Ekonomisë. Importet e bollshme të energjisë elektrike gjatë viteve 2007 dhe 2008, si dhe rritja e tepruar e shpenzimeve qeveritare duket se janë shkaqet kryesore që kanë vënë në vështirësi monedhën kombëtare gjatë këtij viti. Sipas të dhënave të KESH, Shqipëria ka shpenzuar afërsisht 350 milionë euro në dy vjet, ndërkohë që ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës e ka detyruar qeverinë të mbajë deficite të larta buxhetore gjatë tre viteve të fundit. Monedha kombëtare e një vendi zhvlerësohet në rast se flukset hyrëse valutore në atë ekonomi ndërpriten papritur apo vendi përballet me detyrime valutore, të cilat nuk mund ti përballojë. Megjithëse shumica e ekspertëve besojnë se Shqipëria nuk gjendet ende përballë një rreziku për krizë të bilancit të pagesave, të gjithë mendojnë se masat për të parandaluar diçka të tillë duhet të merren sa më parë. Krizat e bilancit të pagesave pasqyrojnë deformime afatgjata të akumuluara nga marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare si investimet e huaja, huamarrja e bizneseve dhe huamarrja e qeverisë. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2009 llogaria korrente njohu një zgjerim të deficitit të saj krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo ishte kryesisht reflektim i rënies së eksporteve, rënies së remitancave dhe një përkeqësim i bilancit të shërbimeve.
Shpenzimet totale të buxhetit për vitin e ardhshëm do të jenë 411 miliardë lekë me një rritje prej rreth 3 për qind krahasuar me një vit më parë, ndërsa të ardhurat pritet të shkojnë në 361 miliardë lekë me një rritje prej 11 për qind nga viti 2009, sipas projektbuxhetit të vitit të ardhshëm. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë buxheti i shtetit pritet të kalojë në kuvend pa debat, për shkak të mungesës së opozitës.
Deficiti tregtar
Deficiti tregtar në përqindje ndaj PBB-së, për vitin 2008 vlerësohet të jetë 27.2 % nga 26.5 % të vitit 2007. Eksportet shënuan një rritje vjetore prej 17 % duke arritur në 916 milionë euro, ndërsa importet ishin rreth 16 % më tepër se viti i kaluar. Shkalla e mbulimit të importeve nga eksportet mbeti e pandryshuar në nivelin 27 %. Tremujori i katërt ka regjistruar deficitin më të lartë përgjatë vitit (-717 milionë euro), gjë e cila ka qenë dhe një prej faktorëve kryesorë në zhvlerësimin e lekut kundrejt euros gjatë muajve të parë të vitit 2009. Pagesat për importe janë rritur në mënyrë të veçantë për grupet, makineri dhe pajisje (24 %), mallra të përpunuar (12 %) dhe lëndë djegëse (26 %).
Bilanci i pagesave
Ekonomia shqiptare gjatë vitit 2008 njohu një bilanc pozitiv pagesash. Viti 2008 regjistroi në Bilancin e Përgjithshëm të Pagesave, një rritje të rezervës valutore me 192 milionë euro. Por, llogaria korente regjistroi nje deficit prej 1,291 milionë eurosh. Deficiti korrent në përqindje ndaj PBB-së, gjatë 2008 ishte 14.5%, duke shënuar një rritje të ndjeshme ndaj nivelit 10.4 % të 2007. Ky deficit nxjerr në pah kryesisht deficitin e lartë në mallra (nga 2,104 milionë euro, në 2,415 milionë euro).
Importet
Vlera e importeve të këtyre tri kategorive shënoi rreth 60% të vlerës së përgjithshme të importeve. Pra, faktorët kryesorë në rritjen e importeve e rrjedhimisht në thellimin e deficitit të llogarisë korrente lidhen kryesisht me një aktivitet mjaft të lartë të biznesit, i cili ka vazhduar të rrisë investimet kapitale dhe kërkesën për të mira të përdorura në procesin e prodhimit. Gjatë vitit 2009 pritet të ketë një reduktim në importet e disa prej këtyre të mirave, si në ato kapitale dhe ato energjetike, duke çuar kështu në nivele normale bilancin tregtar dhe deficitin e llogarisë korrente.
Ulen eksportet
Eksportet nga industria e tekstileve dhe e këpucëve pësuan një rënie të lehtë, por vazhdojnë të renditen të parat duke siguruar 43 % të të ardhurave të përgjithshme nga eksportet. Ndërkohë, zhvillime pozitive ka regjistruar eksporti nga prodhimi i brendshëm i produkteve minerale dhe metaleve. Transfertat korrente neto u vlerësuan në rreth 830 milionë euro, nga të cilat rreth 800 milionë euro kanë hyrë në formën e dërgesave të emigrantëve. Këto të fundit shënuan një rënie vjetore prej rreth 16 % nga vlera prej 950 milionë eurosh e një viti më parë, duke zbritur nga 12 %, në 9.2 % të PBB-së.
Llogaria Financiare
Llogaria Financiare është karakterizuar nga lëvizje të mëdha, të cilat rezultuan në një prurje neto prej 1,556 milionë eurosh. Nga këto, rreth 78 milionë euro kanë hyrë në vend në formën e granteve për investime kapitale, ndërsa 1,478 milionë euro kanë hyrë në formën e flukseve financiare neto. Flukset hyrëse të kapitalit kanë financuar plotësisht deficitin korrent prej 1,291 milionë eurosh, duke siguruar një rritje të mjeteve të rezervave valutore me 192 milionë euro. Llogaria financiare, lëvizjet më të mëdha, i regjistroi në zërat e investimeve të huaja direkte, huamarrjes shtetërore dhe mjeteve të rezidentëve jashtë. Hyrjet në formën e investimeve të huaja direkte në ekonominë shqiptare (682 milionë euro) ishin një faktor dominues në rritjen e flukseve hyrëse të kapitalit. Këtë vit këto investime kanë hyrë kryesisht si investime në sektorin financiar, atë të telekomunikacionit dhe si kapital nga privatizimi.
Investimet
Paratë jashtë Shqipërisë,
shkojnë në 94 milionë euro
Mjetet valutore të investuara jashtë ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2008, kanë regjistruar një rënie neto prej 94 milionë eurosh. Kjo rënie vihet re kryesisht në investimet në formën e depozitave të sistemit bankar në institucionet financiare jo rezidente. Sistemi bankar gjatë vitit 2008 ka zgjedhur zhvendosjen e mjeteve nga depozitat, në investime portofoli. Mjetet financiare, në formën e investimeve të portofolit kanë shënuar një rritje vjetore prej 69 milionë eurosh. Flukset hyrëse të mjeteve valutore në formën e kapitaleve financiare u reflektuan në rritje të rezervave valutore të autoritetit monetar. Mjetet e rezervës valutore u rritën me 192 milionë euro. Stoku i rezervës valutore në fund të vitit 2008 shënoi nivelin 1,695 milionë euro, mjaftueshëm për mbulimin e 4.2 muajve importe të mallrave dhe shërbimeve.
Ky lajm është publikuar: 18/11/2009