E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali “Kristal”, të paktën 50 italianë të regjistruar në Shqipëri

E Përditshmja italiane shkruan se pas publikimit të skandalit të diplomimit të Renzo Bosit, djalit të ish-liderit të Lega Nord, Umberto Bossi, Ministria shqiptare e Arsimit ka nisur hetimet për diplomat e lëshuara që prej vitit 2008. “Një mënyrë kjo, bën me dije Ministria, -shkruan “Corriere della Sera”- për të kuptuar përhapjen e fenomenit të diplomave të blera për 8-12 mijë euro. Ndërkohë që rezulton se shtetas italianë të regjistruar në universitetet private shqiptare janë të paktën 50”.

E përditshmja italiane, po ashtu i jep hapësirë edhe çështjes së zv/ministres Nora Malaj.  “Hije dyshimi në fakt bien edhe mbi dikasterin e Arsimit.  Nora Malaj, zv/ministre e Arsimit, rezulton të jetë – ashtu siç shkruan në CV-në e publikuar në faqen zyrtare-  ‘Drejtore e Departamentit të Psikologjisë dhe Sociologjisë’ pikërisht në Universitetin ‘Kristal’. Ajo më vonë e ka përgënjeshtruar këtë por cv-ja e saj ende nuk është korrigjuar”, shkruan “Corriere della Sera”./Start/

                                                                                             2012-05-25 09:59
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›