Kodheli: Meta ka humbur arsyen
Oli Xhilaga
Partia Socialiste refuzon kompromisin e ofruar nga kreu i LSI-se, Ilir Meta. Dy dite me pare, Meta u beri thirrje deputeteve socialiste dhe kryetarit te tyre qe te firmosnin kerkesen per referendum, si nje sinjal i qarte per shkeputjen nga marreveshjet me kreun e mazhorances. Por, nga ana e saj, kupola roze jo vetem qe nuk e vleresoi si nje ftese per bashkepunim, perkundrazi ajo gjykoi se deklarata e Metes ishte vecse nje shenje e qarte e humbjes se arsyes dhe kontrollit. Per PS-ne, rruga e vetme dhe e drejte qe duhet te ndjeke Meta, eshte ndarja e tij nga sherret dhe ulerimat per karrige, si dhe te lere ultimatumet per PS.
Zedhenesja e Kryesise se PS-se, Mimi Kodheli, duke reaguar lidhur me deklaraten e bere dy dite me pare nga kreu i LSI-se, vleresoi se “Ilir Meta nuk po e gjen dot fillin e arsyes. Mllefi i ka erresuar shikimin dhe egersuar gjuhen, duke e kthyer vite prapa, te llogorja e politikes se vjeter, pa sy per te pare problemet reale te njerezve, pa veshe per te degjuar shqetesimet e verteta te tyre, pa zemer per te ndjere hallet e medha te familjeve shqiptare qe nga politika duan shprese e jo kercellitje dhembesh, bashkim zemrash e mendjesh e jo sherr e ulerima per karrige, zgjidhje konkrete per varferine e papunesine, jo genjeshtra me bisht per Kushtetuten”. Madje, po permes kesaj gjuhe, Kodheli vuri ne dukje se “Ilir Meta nuk eshte kundershtari yne, por aleati qe ka humbur rrugen dhe qetesine. Ne mbetemi te keqardhur per shfaqet jo serioze te tij keto kohet e fundit, perpara shqiptareve”. Sipas saj, perrallen e bashkimit te Rames me Berishen nuk e beson as vete Meta.
“Duke dashur me gjithe zemer normalizimin e sjelljes publike te mikut tone Ilir dhe duke rikonfirmuar vullnetin per te vazhduar “Dialogun me Shqiperine” reale e per ndertimin e nje bashkimi te ri me cdo shqiptar qe do nje politike te re, per nje jete me te mire, pa perjashtuar ne asnje menyre as Ilir Meten e as aleatet e tjere nga ky bashkim, ne perserisim se rruga e fitores sone eshte rruga e ndryshimit te mundesise politike ne respekt te miliona shqiptareve qe kerkojne nga politika t’i udheheqe drejt se ardhmes, jo t’i mbaje peng te se shkuares”, u shpreh Kodheli, duke drejtuar ne kete menyre nje ftese per bashkim per LSI. Sipas saj, Meta duhet te flake tutje armet e politikes se vjeter duke ndalur diversionet, shantazhet dhe ultimatumet per Partine Socialiste, duke ulur tonet cjerrese e duke u ngritur ne nivelin e shqetesimeve reale te vendit e te njerezve per te kontribuar pozitivisht, bashke me te tjeret, ne zgjerimin e frontit opozitar qe do fitoje zgjedhjet e do hape nje faqe te re per Shqiperine.
Reforma zgjedhore risolli sherrin mes PS e LSI
Reforma zgjedhore u kthye ne nje molle sherri per Partine Socialiste dhe Levizjen Socialiste per Integrim. Por, mosmarreveshjet mbi kete ceshtje sollen dhe nje atmosfere ndryshe brenda kampit te majte, duke i ndare partite opozitare ne dy grupime. Ne njeren ane qendrojne, Partia Socialiste dhe ajo Socialdemokrate dhe ne anen tjeter, e cilesuar tashme dhe si poli i trete, jane pozicionuar, LSI, PAD dhe PDS. Sinjali i pare dhe ai qe solli ndarjen e perfundimtare te partive te vogla opozitare ishte pikerisht propozimi i kupoles roze per ndryshimin e sistemit zgjedhor, mbi te cilin propozoi sistemin proporcional rajonal. Ky propozim, i cili dhe u miratua nga Kuvendi, u shoqerua me mjaft pakenaqesi nga formacionet e majta, duke e konsideruar si nje sistem qe perjashton partite e vogla. Megjithate, pas miratimit ne Kuvend te ketij sistemi dhe te propozimeve te tjera, edhe pse ne menyre te detyruar, partite e vogla e pranuan ate. Por qe ndarja me Partine Socialiste vazhdon te jete evidente, madje e shoqeruar dhe me mjaft akuza dhe kritika ndaj lidershipit te PS-se.
Vasili: PS ka individe
te papergjegjshem
Levizja Socialiste per Integrim ka vijuar edhe dje sulmet e saj ne drejtim te Partise Socialiste. Sekretari i Pergjithshem i kesaj partie, Petrit Vasili, u ka kujtuar deputeteve socialiste apelin e Ilir Metes per te reflektuar rreth ndryshimeve kushtetuese. Nderkohe, referuar deklarates se ardhur nga selia roze, Vasili permes nje gjuhe ironike deklaroi se “individe te papergjegjshem ne lidershipin e PS qe flasin lart e poshte se si rritet kastraveci e domatja mendojne se, sipas tyre, eshte kjo rruga e duhur, ne u themi se eshte vetem nje rruge per te ruajtur shtetin nga shkaterrimi i themelit te tij”. Por sulmi i Vasilit ndaj selise roze nuk perfundoi me kaq. Me doza te forta, ai nenvizoi se “LSI vlereson se socialistet e vone dhe te qelepirit qe kane uzurpuar lidershipin e Partise Socialiste dhe qe i lidh me PS vetem shperdorimi per interesat e tyre personale i pushtetit dhe sakrificave te mijera socialisteve qe me perpjekjet e tyre larguan Berishen nga pushteti, e kane shume te veshtire qe t’i shpetojne kapjes dhe bashkepunimit te ngushte me Berishen ne dem te se majtes”. Gjithashtu, sipas tij, LSI-ja nepermjet referendumit i ka ofruar mundesine Rames qe te mos keqperdoret me nga Berisha. “LSI vlereson se koha nuk pret me dhe deputetet e PS ne i presim qe te firmosin sa me pare nismen per referendum per te mos lejuar qe nenet e pucit te hyjne ne fuqi, sepse pergjegjesia do te jete fatale per ta. Sepse Berisha, i cili deklaron se kjo Kushtetute e ndryshuar ne mbi 70% te saj eshte nje kushtetute e re, pra nuk eshte gje tjeter vetem miratimi i kushtetutes se hedhur poshte nga populli me 1994”, nenvizoi Vasili.
O.XH