E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISHP: Vaksinimi i romëve prioritet për Shqipërinë

TIRANË- Vlerësohet se mbi 32 mijë fëmijë vdesin cdo vit në Europë për shkak të mosvaksinimit, proces ky që nis që me lindjen e fëmijës. Në vendin tonë situata duket shumë herë më e mirë, bazuar kjo në të dhënat që ofron Instituti i Shëndetit Publik, sipas të cilave 95% e fëmijëve në vend janë brenda skemës së vaksinimit të detyrueshëm.

“Aktualisht mungesa vaksinale në vendin tonë është e lartë. Pjesa më e madhe, 95-96 % e fëmijëve në vendin tonë arrijnë të bëjnë të gjitha vaksinat e detyrueshme të rekomanduara edhe nga OBSH”, u shpreh kreu i ISHP, Enver Rroshi.

Sipas Rroshit vështirësitë për një proces normal të vaksinimit ekzistojnë në identifikimin e fëmijëve romë dhe egjiptjanë dhe kjo për shkak të spostimit të familjeve të tyre nga njëri vend në tjetrin, duke paraqitur si zgjidhje për këtë realizimin e një regjistri elektronik për të porsalindurit në të gjithë vendin.

“Grupet vulnerable që ne i përmendim shpesh janë grupet e romëve, egjiptjane të cilët për shumë arsye, për shkak të ndryshimit të adresave të banimit nuk mund të kapen nga sistemi shëndetësor. Do bëjmë një program kombëtar të imunizimit, i cili është on line dhe ka të bëjë me regjistrimin e të gjithë fëmijëve që lindin”, u shpreh Roshi.

Në kuadër të javës europiane të vaksinimit Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik organizuan sot një takim të përbashkët pune me përfaqësues të institucioneve shëndetësore të rajonit të Ballkanit.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: ISHP: Vaksinimi i romëve prioritet për Shqipërinë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›