Skandali i vjedhjes masive te votes
NgaSHKELZEN MALIQI
Vjedhja e votes se qyteta reve te Kosoves qe ishte regjistruar ne permasat me...
te vogla qe nga viti 2007 dhe pati shenuar rritje edhe ne zgjedhjet e vitit 2009 ne zgjedhjet e 12 dhjetorit eshte evidentuar si nje dukuri e pamohueshme dhe e dokumentuar. Dhe kjo per pasoje kishte qe te merret vendimi per perseritjen e zgjedhjeve me 9 janar ne pese komuna ne disa ne teresi dhe ne disa pjeserisht. Ne Skenderaj Drenas Decan Malisheve dhe Lipjan
jane shenuar parregullsi te hatashme sepse ne kutite e votimit jane futur mbi 30 mije vota te manipuluara dhe ilegale qe e kane devijuar jo vetem voten ne keto komuna por kane ndikuar edhe ne totalin e votes se partive per shkak se sistemi i votimit ne Kosove eshte njezonal dhe cdo vote akumulohet ne totalin e korrjes elektorale te partive.
Vetem ne keto komuna vota eshte devijuar per rreth 5 per qind konkretisht rreth 4 per qind ne favor te PDK-se dhe rreth 1 per qind ne favor te koalicionit te AAK-se me Listen Ibrahim Rugova.
Keto 5 te votes se devijuar disa i relativizojne duke thene se ne keto komuna sidomos ne tri te parat PDK-ja dhe AAK-ja edhe ashtu kane qene favorite dhe fituese te parapaguara te zgjedhjeve keshtu qe as rivotimi nuk do te ndryshoje gje ne renditjen e partive. Por ne fakt ky 5 perqindesh shenon ndryshim te madh dhe vendimtar kur perkthehet ne mandate te fituara ne totalin e votes sepse pese mandate pa merita do ti takonin PDK-se dhe koalicionit AAK-LIR ne dem te partive te tjera qe nuk kane pasur rekorde te tilla si PDK-ja dhe AAK-ja ne bastionet e tyre nuk i kam llogaritur mandatet shtese qe fitohen nga ato perqindjet e mbetura te partive qe nuk e kane kaluar pragun prej 5 per qind ndoshta sepse vota e tyre eshte vjedhur
Por me keto keqperdorime te konstatuara dhe te ndeshkuara nuk perfundon tregimi i devijimit te votes. KQZ-ja ka publikuar ne raportet e saj preliminare nje shenim tjeter te rendesishem qe manipulimin dhe devijimin e votes e ben te permasave edhe me skandaloze. shte thene se prej 780 mije fletevotimeve sa ka qene dalja ne zgjedhjet e 12 dhjetorit rreth 70 mije jane shpallur te pavlefshme qe praktikisht perben 9 per qind te totalit te votes. Kjo shifer e gabimeve te votuesve eshte teper e madhe dhe praktikisht e pajustifikueshme dhe mund te merret si nje indikacion mjaft i sigurt se edhe ne kete segment duhet te kerkohet nje tip tjeter i manipulimit masiv te votes ku komisioneret qe numerojne votat me marreveshje ose sisteme te ndryshme te demtimit te fletevotimeve nje pjese te tyre ku eshte votuar per parti te tjera e te vogla i bejne te pavlefshme
Nese supozohet se nder ato 70 mije vota te shpallura te pavlefshme megjithate ka te tilla qe vertet jane pasoje e edukates se ulet te elektoratit ngase nuk i kane pervetesuar rregullat e votimit dhe te shenjesimit - le te jete qe te tille te jane gjysma ose edhe 60 per qind - une jam i bindur se te pakten 40 per qind te votave te anuluara jane rezultat i manifaktures se komisionareve te korruptuar. Me kete 40 perqindesh serish nxirret nje tjeter devijim i votes ne shkallen qe eshte dhe po keshtu perben 5-perqindeshin e totalit ne mos edhe me shume. Dhe per kete 5-perqindesh tjeter sigurisht se faji nuk duhet te adresohet vetem ne dy partite qe u permenden me heret por ka vend per dyshime qe manipulime te ketij lloji jane bere edhe ne bastionet e partive te tjera para se gjithash te LDK-se.
Per mundesine reale te ketij manipulimi me voten e partive te vogla deshmi mund te jete rezultati relativisht me i ulet i FER-it dhe Vetevendosjes ne tabelen preliminare te KQZ-se ne krahasim me disa anketa qe jane bere para zgjedhjeve si dhe rezultatin e Exit Pollit ky i fundit i realizuar nepermjet anketimit te votuesve ne dalje nga vendvotimet. Ne krahasim me keto anketa FER-i dhe Vetevendosja dalin te shkurter te pakten per 5 sa edhe eshte supozimi i demtimeve te qellimshme te fletevotimeve me voten ne favor te ketyre dy subjekteve te reja politike qe per here te pare garuan ne zgjedhje.
Vendimi i KQZ-se per rinumerimin e pjesshem te votave ndoshta mund te zbuloje edhe permasat e ketij manipulimi te dyte por nuk kemi informata nese ky rinumerim perfshin edhe kontrollin e fletevotimeve te shpallura si te pavlefshme. Ne te vertete do te duhej te ekzistonte nje mekanizem i perhershem i kontrollit te dyfishte te votave qe jane shpallur te pavlefshme jo vetem nga komisionaret qe i numerojne ato por edhe nga nje komision qendror i cili do te mund te konstatonte nese gabimi eshte origjinal i votuesit apo eshte bere nga persona te tjere.
Sidoqofte indikacionet serioze pjeserisht te dokumentuara per devijimin e votes ne shkallen prej te pakten 10 perbejne vertet momentin tejet kritik qe do ta sjelle ne pyetje legjitimitetin e zgjedhjeve edhe pas riparimit te pjesshem me 9 janar.
I gjithe sistemi dhe procesi zgjedhor duhet te reflektohet seriozisht prej ceshtjes se pastrimit te listave zgjedhore deri te procedurat e votimit dhe te numerimit dhe cka eshte me rendesi jetike edhe te masave te ndeshkimit te manipulimeve te votes. Nje pjese e fajit per skandalin qendron edhe ne ngathtesine e prokurorive qe te ndjekin rastet e keqperdorimeve te mehershme te votes. Kesaj here kjo nuk duhet te ndodhe. Vetem se as politikanet nuk mund te amnistohen nga pergjegjesia sepse joefikasiteti i prokurorise dhe gjyqeve kushtezohet nga bllokadat dhe veprimet korruptive te politikaneve.