E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritshmeria e bisedimeve Prishtine-Beograd

Nderkohe qe Beogradi dhe Prishtina pergatiten te fillojne sonte ne Bruksel bisedime per te ashtuquajtura ceshtje praktike ne kryeqytetin e Kosoves nuk shihet ndonje entusiazem.  Nje zyrtar i larte i Bashkimit Evropian tha se ceshtjet qe do te diskutohen kane te bejne me lirine e levizjes bashkepunimin rajonal dhe sundimin e ligjit.

Keto jane bisedimet e para te drejtperdrejta mes dy paleve qe nga shpallja e pavaresise se Kosoves tre vjet me pare. Bisedimet do te fillojne megjithese qeveria e Kosoves nuk mori miratimin e parlamentit per kete dialog.

Te dyja palet thone se bisedimet do te perqendrohen ne ceshtje te tilla si kontrolli i kufijve dhe dokumentet personale duke lene menjane ceshtjet politike.

Kosova nuk pranon bisedime qe do te vinin ne pikepyetje pavaresine e shpallur prej saj ne shkurt 2008 ndersa Serbia thote se po kerkon nje zgjidhje kompromisi qe i lejon asaj nje fare kontrolli mbi zonat me shumice serbe ne Kosove.

Bisedimet vijne pas nje trysnie te forte nga ana e Bashkimit Evropian ku te dy vendet perpiqen te anetaresohen.

Takimi dyditesh do te ndermjetesohet nga diplomati i Bashkimit Evropian Robert Kuper.

Zevendeskryeministri dhe ministri i drejtesise i Kosoves Hajredin Kuqi tha se bisedimet zhvillohen per ceshtje qe diskutohen mes dy shtetesh te pavarur

Ne do te fillojme te diskutojme per ceshtje teknike qe ekzistojne mes dy shtetesh te pavarur cka do ti kontribuonte paqes dhe qendrueshmerise ne rajon. Ne do te mbeshtesim integrimin evropian te njeri-tjetrit.

Por kryeredaktori i gazetes Koha Ditore Agron Bajrami paralajmeroi se nuk eshte e qarte se perse do te ishin saktesisht keto bisedime

Sigurisht qe ne veshtrim afatgjate eshte gjithnje mire te diskutohet por kur nuk e di se perse po diskuton cili eshte qellimi dhe cilat jane perfitimet konkrete per qytetaret  kur ekziston nje mister rreth permbajtjes se bisedimeve gjithnje ka dyshime nese ato jane te pergatitura mire per te patur sukses.

Zevendes ndihmes sekretari amerikan i shtetit Tom Kantrimen i cili merr pjese ne bisedime si i ftuar paralajmeroi dje se si politikanet ashtu edhe media ne Beograd e ne Prishtine po e zmadhojne rendesine e ketij dialogu.

Ky eshte nje mjet i rendesishem qe dy shtetet te bisedojne me njeri-tjetrin per nisma praktike te cilat do te permiresonin jeten e te gjitheve eshte nje dialog dhe jo nje negociate tha zoti Kantrimen.

Deri tani Serbia me mbeshtetjen e Rusise ka arritur ta pengoje anetaresimin e Kosoves ne Kombet e Bashkuara. Disa ne Kosove jane skeptike

Ja si shprehet Xhemshit Morina

Mendoj se eshte mire qe do te kete bisedime dhe nje dite ato do te fillonin por jo tani. Nuk mendoj se jemi te pergatitur ka shume ceshtje qe duhen zgjidhur para se te shkohet ne bisedime.

Bisedimet pritet te erresohen nga hetimet rreth akuzave per aktivitet kriminal te ngritura nga europarlamentari Dik Marti ndaj ish Ushtrise lirimtare te Kosoves dhe Kryeministrit Hashim Thaci.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›