E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasen makinat, 2 të plagosur në aksin nacional Fier-Seman

Dy të plagosur rëndë dhe një i tretë jashtë rrezikut për jetën, është bilanci i një aksidenti ndodhur pak minuta më parë në aksin nacional Fier-Seman.
 

Ndërkaq, duke iu referuar të dhënave më të fundit nga korrespodentja e Fierit për “Ora News”, dy automjete me targa të huaja janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa një nga makinat ka përfundur në një kanal.
 

Shtetasit Zabit Bushi dhe Ardian Bushi janë shtruar në reaminacionin e Spitalit të Fierit për të marrë ndihmën e duhur mjekësore ndërsa një i tretë, indetiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, është në gjëndje më të mirë shëndetësore.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›