Rinas, favorizonin kosovarët, shkarkohen 4 kontrollorë

Një hetim i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Policinë e Shtetit ka çuar në shkarkimin e katër kontrollorëve në Aeroportin e Rinasit.
Burime nga policia bëjnë me dije se janë liruar nga detyra 4 punonjës të pikës së kufirit në aeroport të cilët akuzohen se favorizonin kalimin e shtetasve kosovarë.
Mësohet se gjithashtu 7 oficerëve iu është ulur grada pasi janë në hetim për forizim në kalimin e 11 kosovarëve.