E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet kirurgu per mjekim te gabuar

Mjekimi i gabuar me pasoje vdekjen e nje pacienti ka cuar ne arrestimin e nje mjeku kirurg ne spitalin e Lezhes. Ndue Cupi 55 vjec eshte vene ne pranga pas nje hetimi disamujor per vdekjen e nje 51-vjecari te cilin mjeku e kishte operuar per apendicitin ne muajin prill te ketij viti. Behet fjale per Nikolle Ndoin 51 vjec nga Kurbini i cili diten e fundit qe do dilte nga spitali pasi operacioni ka rezultuar me sukses peson tromboze dhe humb jeten. Familjaret e tij denoncuan mjekun e operimit dhe hetimet cuan ne arrestimin e kirurgut Ndue Cupi. Ekspertet po merren me zbardhjen dhe dokumentimin e plote te kesaj ngjarjeje ndersa autoritetet e spitalit te Lezhes jane therritur per raport te hollesishem ne Ministrine e Shendetesise. Pak dite me pare ne qytetin e Durresit u arrestuan dy mjeke te cilet edhe keta u akuzuan per mjekim te pakujdesshem ndaj volejbollistit Juxhin Guza i cili humbi jeten disa ore pasi kishte mberritur ne spital me plage te renda thike.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›