Masakra e Srebrenicës, nis marshi i paqes në Bosnjë

Rreth 7,000 njerëz kanë nisur marshimin në Bosnjë, për të përkujtuar Masakrën e Srebrenicës të vitit 1995.
Gjatë tre ditëve të ardhshme, ata do të marshojnë nga qyteti Sapna deri në Srebrenicë, duke shënuar 16-vjetorin e masakrës më të rëndë në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Në marshim po marrin pjesë edhe anëtarët e misionit holandez të OKB-së në Bosnjë. Në Masakrën e Srebrenicës, forcat serbe kanë vrarë rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë.