Greqi, pritet të votëbesohet qeveria Papademos

Qeveria greke pritet që të votëbesohet sot në parlament. Fillimisht, kryeministri Lukas Papadimos do të lexojë programin e qeverisë dhe do të pasojnë diskutimet e deputetëve, që do të vazhdojnë deri të mërkurën, kur në përfundim do të votëbesohe edhe qeveria.
Gjatë fundjavës, kryeministri Lukas Papadimos zhvilloi telekonferenca me presidentin francez Nicolas Sarkozy dhe kancelaren gjermane Angela Merkel. Të dy liderët, pasi e përgëzuan kryeministrin grek për marrjen e detyrës dhe krijimin e qeverisë, diskutuan me të çështje që lidhen me implementimin e marrëveshjes së 27 tetorit, si dhe angazhimet e Greqisë që burojnë në vendimet e samitit.
Kryeministri kishte biseda telefonike me kryeministrin e Luksemburgut dhe sheh i eurogrupit, Jean Claude Juncker, presidentin e Komisionit Europian Jose Manuel Barroso, drejtoreshën e përgjithshme të FMN Christine Lagarde, presidentin e Bankës Qendrore Europiane, Mario Monti dhe kreun e Këshillit Europian Herman van Rompuy.