E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi PD PS bien dakord per ngritjen e Komisionit per Reformen Zgjedhore

Ndonese pa buje parlamenti shqiptar duket se mbylli sot nje kapitull te gjate e te veshtire te nje krize mbi dy vjecare. Shumica dhe opozita i dhane udhe nje procesi qe do te duhet te kaloje domosdoshmerisht permes bashkepunimit dy palesh. Hapi i pare i madh u hodh me miratimin ne konferencen e kryetareve te ngritjes se komisionit te reformes zgjedhore te nje grupi pune per ndryshimet ne rregulloren e parlamentit si dhe te nje kalendari per miratimin e ligjeve me tre te pestat.

Komisioni i reformes zgjedhore do te kete nje perberje te barabarte mes paleve nga 5 anetare secila ku demokratet tre vende do ja lene aleateve te tyre ndersa socialistet i lene nje vend aleatit te vetem qe perfaqesohet ne salle partise Bashkimi per te drejtat e njeriut.

Grupi i punes per ndryshimet ne rregulloren e parlamentit bazuar ne ate te parlamentit europian do te jete prej kater vetesh edhe ketu me perfaqesim te njejte 2-2.

Per ligjet me tre te pestat e cila ishte ne te vertete edhe ceshtja e mbetur pezull palet gjeten nje kompromis. Ligjet per te cilat ka me pak kundershti do te kalojne deri brenda tre javeve te ardhshme ndersa te tjerat si kodi penal apo gjykata administrative do te perfshihen dora dores ne kalendaret tre javore me angazhimin qe ky proces te perfundoje brenda marsit.

Ndersa kryetari i grupit socialist Gramoz Ruci nuk shfaqi ndonje entuziasem te vecante ndersa foli per tre pikat e marreveshjes te kaluara me konsensus kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli nga ana e saj foli per nje dite te shenuar per parlamentin Me miratimin unanim te Konferences se Kryetareve sot eshte vendosur te nise puna per zhbllokimin  e asaj situate qe ka penguar per me shume se dy vjet procesin e integrimit. Une te pakten sot dua te harroj debatet e dy viteve dhe te pergezoj partite politike parlamentare per vendimet qe kane marre sot ne Konferencen e Kryetareve. Sot te gjitha palet kane marre persiper pergjegjesine qe u takon.

Ne arritjen e kesaj marreveshjeje e cila u negociua per nje kohe te gjate mes perfaqesuesve te te dy paleve ka peshen e saj edhe trysnia e Brukselit. Pas rrezimit per te dyten here radhazi te kerkeses se Shqiperise per statusin e vendit kandidat drejtori i Pergjithshem i Zgjerimit Stefano Sannino erdhi dy here brenda nje muaji ne Tirane. Vizita e tij e fundit ishte javen e shkuar nderkohe qe me pare komisioneri per zgjerimin Stefan Fyle i kishte nisur nje leter kryeministrit SaliBerisha dhe kryetarit socialist Edi Rama.

Rinisja e nje pune konkrete per 12 prioritetet kyce perfshire ketu edhe permes perfundimit dhe miratimit ne parlament te Planit te veprimit krijimit te dy komisioneve te posacme parlamentare qe do te punojne per rregulloren e parlamentit dhe legjislacionin zgjedhoe dakortesise mbi nje kalendar te diskutimeve dhe miratimit ne parlament telegjislacionit kyc te gjitha keto mund te perfaqesojne nje pike te vertete kthese per Shqiperine shkruan zoti Fyle.

Me marreveshjen e sotme vendit mund ti hapet nje drite e vogel shprese per pershpejtimin e ceshtjes se statusit te vendit kandidat. Nuk perjashtohet mundesia qe keto zhvillime te vleresohen ne dhjetor nga Keshilli i ministrave te BE i cili mund qe edhe ti kerkoje komisionit te hartoje nje opinion te ri ne mars e jo me ne vjeshte sic ndodh zakonisht.

Edhe ne letern e tij zoti Fyle ndersa kerkon nga palet qe te levizin me shpejtesi le te hapur nje mundesi te re ndonese pa marre asnje angazhim konkret. Ndonese nuk do ta konsideroja realiste mundesine qe Shqiperise ti jepet statusi i vendit kandidat ne fund te ketij viti une jam po aq i bindur se nje veprim i shpejte e i vendosur nga ana e forcave politike shqiptare ne kontekstin e nje dialogu konstruktiv e domethenes mund te kete nje efekt pozitiv ne menyren se si Keshilli do te vleresoje mundesite  qe Shqiperia te beje progres ne ecjen perpara drejt Bashkimit Europian shprehet komisioneri Fyle.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›