Gjendet një kufomë në lumin Devoll

Lumi Devoll
Gjendet i mbytur në ujërat e lumit Devoll një shtetas i seksit mashkull. Kufoma u gjend në afërsi të fshatit Kodovjat, rreth 30 km larg qytetit të Gramshit. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia, ekspertët dhe një grup hetimor.
Sipas të dhënave të komisariatit Gramsh, kufoma është gjetur nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar policinë. Pas kryerjes së veprimeve përkatëse, trupi i pa jetë është dërguar në morgun e spitalit ku kanë nisur edhe procedurat e identifikimit.
Kufoma i përket shtetasit Halill Xakës, 31 vjeç, me banim në Gramsh, i cili rezulton i humbur prej dy ditësh.
Ekspertët po punojnë për të përcaktuar shkakun e mbytjes dhe nisur nga shkalla e dëmtimeve dhe e dekompozimit, paraprakisht mendohet se mbytja ka qenë aksidentale si pasojë e prurjeve të mëdha të ujërave dy ditë më parë. /B.Nergjoni/