E Shtunë, 31 Tetor 2026

3 të plagosur nga shpërthimi i tritolit

Foto ilustruese

MAT – Tre persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një sasie tritoli, që po përdorej për hapjen e një rrugë në mënyrë private. Ngjarja ka ndodhur në Dars të Klosit dhe të plagosur kanë mbetur vëllezërit Fatjon dhe Festima Gjeta dhe Edmir Nura.

Mësohet se ata ndodhen në gjendje të rëndë dhe po dërgohen në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Dyshohet se plagosja e tyre ka ardhur nga shpërthimi i pakontrolluar i tritolit. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›