E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali i pergjimeve sulmohet Rupert Murdok

Tensioni ka përfshirë seancën e Rupert Murdok dhe të birit të tij James para ligjvënësve britanikë , pas më shumë se 90 minutave pyetje një burrë ka kërkuar të sulmojë James Murdok në sallë duke i hedhur pluhur të bardhë, ndërkohë që kanë ndërhyrë menjëherë trupat policore. Pamjet e trasmetuara nga rrjetet ndërkombëtare kanë bërë tashmë xhiron e botës ndërsa në sallë vijon debati.

Rupert Murdoch, dhe i biri i tij James janë përballur me ligjvënësit britanikë për t'iu përgjigjur pyetjeve të tyre në lidhje me skandalin e përgjimeve të paligjshëm, që ka tronditur nga themelet perandorinë mediatike të miliarderit australian. E ka filluar deklaratën e tij me fjalët “ na vjen shumë keq për gjithçka ka ndodhur, për të gjithë familjet dhe individët që janë përfshirë nga ky skandal” … e ndërsa i biri fliste Ropert Murdok e ndërpret atë duke thënë se “kjo është dita më e përulur e jetës time”. Seanca është ciëlësuar tensionuese veçanërisht për kreun e “News International” Rupert Murdok i cili është përgjigjur shkurt dhe me shumë minuta pause .

“Kompania jonë është bazuar gjithmonë në ligj dhe drejtësi dhe ne nuk kemi qënë në dijeni që Rebeka Bruks ishte përfshirë në skandalin e përgjimeve” – është shprehur James Murdok .

Ndërsa babai i tij Rupert Murdok ka pranuar se është mashtruar dhe se nuk ishte në dijeni për asgjë që ndodhte për sa i përket këtij skandali. Ndërsa u shpreh se kompania e tij urdhëroi menjëherë hetimet e më tejshme . News Internacional ka qenë 100% funksionale. Jam vërtet iI turperuar per çka ka ndodhur”- vijon ai.

Ligjvënësit kanë bërë pyetje për dëshmitë e dhëna prej tyre por dhe nga 43 vjeçarja Brooks dhe Andy Coulson, të dy ish-drejtues të tabloidit të mbyllur, gjatë një seancë dëgjimore në vitin 2003. Incidenti i ndodhur brenda sallës në të cilën po zhvillohet seanca ka shkaktuar pezullimin e menjëhershëm të saj , ndërkohë që menjëherë pas normalizimit të situatës ka filluar sërish.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›