E Shtunë, 31 Tetor 2026

Der Spiegel ironizon Berlusconin

Nga Express më 19 korrik 2011 në ora 21:30

Gondolier gjysmë i zhveshur mes dy sirenave, me një pjatë makarona dhe një pistoletë në qendër të hartës së Italisë. Kështu e ka konfiguruar kryeministrin italian Silvio Berlusconi, gazeta gjermane “Der Spiegel” në numrin e saj të sotëm.

“Ciao bella!” (Përshendetje bukuroshe) është titulli që i është dedikuar numrit 1 të qeverisë italiane dhe “rënies së vendit më të bukur në botë”.

Në somario thuhet se “Tregjet financiare ndërkombëtare e kanë humbur besimin te Italia. Pas 17 vjetëve të Berlusconit, vendi është në borxh të madh dhe janë pjekur kushtet për një ndryshim të qeverisë. Një prej vendeve themelues të Bashkimit Europian, duket i paralizuar nga paaftësia e kryeministrit të tij, i cili është i zënë para së gjithash me punët e veta personale”.

Në brendësi, specialja kushtuar Italisë titullohet “Basta” (Mjaft) dhe zë 11 faqe të të përjavshmes./shekulli/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›