E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venecia, kryeqytet i të dashuruarve

Nga Express më 19 korrik 2011 në ora 18:30

Parisi, kryeqyteti i Francës, nuk është më simboli i romantizmit, i çifteve të kapura dorë për dorë brigjeve të lumit Senë apo që puthen poshtë Kullës Eiffel.

Sipas një sondazhi të fundit të realizuar nga “TripAdvisor”, liderit botëror të shqyrtimit të vendeve më të bukura, vendin e Parisit, tashmë e ka zënë Venecia, qyteti i njohur italian i gondolave dhe ujit që mbulon çdo cep të tij, duke u dhuruar një magji të veçantë.

Venecia ka rrëmbyer kështu medaljen e artë të romantizmit për këtë vit, ndërsa Parisi shkon në vend të dytë, duke marrë medaljen e argjendtë. Pas tyre, në vend të tretë renditen Praga dhe Roma, duke marrë medaljen e bronztë për magjinë që u dhurojnë çifteve të reja.

Ndërkaq, pas tyre sipas studimit të “TripAdvisor”, renditet Londra, e cila ofron argëtim të të gjitha llojeve dhe për të gjitha shijet, e njohur edhe për jetën e natës të saj, duke u pasuar nga Barcelona dhe Berlini.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›