Skandali i presidentit Topi me dekorimin ne Bari te Italise
Presidenti i Republikës Bamir Topi duket se ka harruar trajtimin çnjerëzor që i është bashkatdhëtarëve të tij 20 vite më parë në Bari të Italisë.
20 vjet më parë ndodhi një prej ngjarjeve më tragjike pas vitit 1990, ajo ngjarje njihet si eksodi i gushtit.
Mijëra shqiptarë që u nisën nga Durrësi drejt Italisë me anijen “Vlora”, më 7 gusht të 1991-it, pasi mbërriten në brigjet e Barit, u mbyllën në stadiumin e këtij qyteti, ku u mbajtën në kushte ç’njerëzore nga policia italiane për ditë të tëra.
Burrra, gra e të mitur që kishin kapërcyer detin në kërkim të një jete më të mirë u trajtuan si kafshë nga karabinierët italianë të Barit.
Pamjet bënë asokohe xhiron e botës, ndërsa protagonistët ende kujtojnë tmerrin e atyre ditëve. Disa prej tyre, sot intelektualë të njohur në Shqipëri e jashtë saj i kanë sjellë kujtimet e atij eksodi në një material filmic të përgatitur nga një television Italian.
Sot, Presidenti i Republikës dekoron Komunën e Barit, me motivacionit: mirënjohje për solidaritetin e treguar ndaj shqiptarëve 20 vite më parë.
Kjo nuk është hera e parë që Presidenti gabon me dekorimet.