Shtyhet per neser takimi mes minatoreve dhe ACR-se

Takimi midis minatorëve të Bulqizës dhe kompanisë ACR është shtyrë për nesër. Takimi, i cili pritej të zhvillohej sot rreth orës 16.00, u shty për shkak se përfaqësuesit e kompanisë nuk ishin dakord për orarin e zhvillimit të tij.
Gjatë ditës së sotme, kompania ACR, ftoi minatorët e Bulqizës të zhvillonin një takim për të nisur negociatat në lidhje me shqyrtimin e kërkesave të tyre. Në ftesë thuhej se në takim do të ishin të pranishëm dhe përfaqësues të Bashkisë së Bulqizës, ndërkohë që ritheksohej kërkesa e parë e kompanisë për mospranimin në takim të kreut të Konfederatës, Kol Nikolla dhe kreut të Sindikatës së Minatorëve, Taf Koleci.
Për realizimin e këtij takimi, Këshilli i grevës së minatorëve në Bulqizë, së bashku me Kol Nikollën dhe Taf Kolecin, vendosën të pranonin kërkesën e përfaqësuesve të ACR, për të zhvilluar takimin tre palësh mes minatorëve, përfaqësuesve të firmës ACR dhe Bashkisë së Bulqizës, por takimi u shty për ditën e nesërme.
Ndërkohë, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE), nga ana e saj i ka bër thirrje minatorëve që të lejohen të hyjnë brenda galerisë specialistët e saj për ta parë më afër gjendjen atje.