E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha pret sopranon shqiptare me fame nderkombetare Ermonela Jahon garanton perkrahjen per artin

Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha ka pritur në një takim të veçantë sopranon e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare Ermonela Jaho. Gjatë këtij takimi kryebashkiaku diskutoi diskutoi mbi zhvillimin e artit në Tiranë, duke pranuar dhe dhënë mbështetje të plotë propozimit të sopranos Jaho për çeljen e një akademie për të rinjtë shqiptarë.

Nga ana e saj, Ermonela Jaho, vlerësoi maksimalisht gatishmërinë e qytetarit të parë të Tiranës në mbështetje të projektin e saj. Ajo përcolli konsideratat për programin e kryerbashkiakut për artin në kryeqendrën e Shqipërisë.

Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha vlerësoi si tepër të rëndësishëm dhe ambicioz propozimet, duke kujtuar se zhvillimi i kulturës është pikë kryesore e programit të tij të punës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›