Bulqizë, minatorët vazhdojnë grevën e urisë, pritet sot takimi me ACR
BULQIZE- Greva e urisë e minatorëve të Bulqizës hyn sot në ditën e 16- të, ndërkohë që pritet të zhvillohet sot takimi mes një përfaqësie të minatorëve dhe kompanisë koncensionare ACR. Takimi pritet të japë një zgjidhje vendimtare rreth situatës me minatorët e ngujuar në grevë urie prej 2 javësh dhe shpëtimin e minierës, që ka shfaqur probleme të mëdha teknike.
Takimi ishte planifikuar për tu zhvilluar një ditë më parë por u shty për shkak se përfaqësuesit e kompanisë nuk ishin dakord për orarin e zhvillimit të tij, ndërsa keu i Konfederatës Sindikale të minatorëve e komentoi si "shakaja e radhës e ACR-së".
Gjëndja shëndetësore e 13 minatorëve grevistë vazhdon të përkeqësohet. Mësohet se minatorët kanë probleme me mushkëritë dhe frymëmarrjen.
Reparti i Shpëtim Minierave, RISHM e varur nga Ministria e Energjitikes, Tregtise dhe Ekonomisë propozon mbylljen e përkohshme të minierës, dhe pezullimin e lejes minerare për ACR.
“Ndërprerja e punës degradon minierën, në këtë rast rrezikohet jeta e punëtorëve dhe pasuria kombëtare. Ndaj miniera e Bulqizës të mbyllet përkohësisht deri në një rehabilitim të plotë të saj”, ishin konkluzionet e dala nga mbledhja e mbrëmshme e RISHM. Propozimet e do t'i kalojnë direkt Ministrit te METE, Nasip Naco.
(s.g/balkanWeb)