Skandali i pronave - 6 zyrtarë vihen nën hetim
Shkeljet në vendimet e AKKP-së, hetimet nga prokuroria
TIRANE - Sipas burimeve të Departamentit të Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsion në Këshillin e Ministrave, ka hetuar ligjshmërinë e një vendimi të
Zyrës Rajonale të AKKP Tiranë mbi njohjen, kthimin dhe kompensimin e
një prone në komunën Synej, Kavajë.
Në përfundim të hetimit, Departamenti ka konstatuar shkelje të rënda procedurale në dhënien e vendimit, si dhe elementë të veprës penale të falsifikimit dhe ka rekomanduar shpalljen e pavlefshmërisë së vendimit si dhe ja ka kaluar policisë kriminale, bashkë me dokumentacionin plotësues, për hetime të mëtejshme.
Gjithashtu, janë marrë masa disiplinore (largim nga detyra) për 6 zyrtarë të përfshirë në këtë çështje.
Aktualisht, çështja është në hetim nga prokuroria.