Skandali i raketave, zbuluar nga “TemA”, pushton gazetat ukrainase dhe libanezeNga TemaNjë nga portalet më të mëdhenj informativë në Liban ngre shqetësimin e trafikut të raketave ukrainase përmes Shqipërisë për terroristët e Hezbollahut. “Naharnet” i
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Skandali i raketave, zbuluar nga “TemA”, pushton gazetat ukrainase dhe libanezeNga TemaNjë nga portalet më të mëdhenj informativë në Liban ngre shqetësimin e trafikut të raketave ukrainase përmes Shqipërisë për terroristët e Hezbollahut. “Naharnet” informon se gjithë trafiku bëhej nën mbulesën e Shqipërisë, por armët bliheshin me pará të ardhura nga Irani.
Gazeta “TemA” raportoi për shuma të mëdha që nuk dihej se nga vinin, pasi buxheti nuk parashikonte të tilla blerje, që përdoreshin për blerjen e raketave kundërajrore, të cilat më pas i shiteshin terroristëve të Hezbollahut.
“Një e përditshme opozitare në Shqipëri zbulon në një artikull përfshirjen e qeverisë shqiptare në lehtësimin e kalimit të armëve ukrainase për Hezbollahun. Thuhet se Shqipëria blinte raketa C18 dhe C16, duke përdorur pará nga Irani në ndihmë të Hezbollahut dhe Xhihadit islamik. Dërgesa, sipas gazetës, transferohej përmes kompanisë Off Shore, në Bejrut”, - thuhet në shkrimin e “Naharnet”.
Por shkrimi i gazetës “TemA” është bërë pjesë hetimi dhe për të tjera medie në rajonin e trazuar dhe nw Ukrainw. E përditshmja pan-arabe “Asharq al-Awsat” ka pyetur autoritetet shqiptare dhe ato të Ballkanit, të cilët kanë refuzuar se kanë dijeni për një dërgesë armatimi nga Ukraina për Hezbollahun, përmes Shqipërisë.
Ndërsa e përditshmja e rëndësishme e Ukrainës, “Kyiv Post”, gjithashtu citon gazetën “TemA” dhe lajmin e saj për shitjen e raketave ukrainase, me ndërmjetëse Shqipërinë, për terroristët e Hezbollahut.
Historia e trafikut të raketave
Në emër të modernizimit të ushtrisë shqiptare dhe rritjes së aftësisë mbrojtëse të atdheut, nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, e të tjerë zyrtarë, u kërkua blerja e raketave të supit, tokë-ajër, të tipit Igla 1 (SA-16-GIMLET) dhe Igla (SA-18-GROUZE). Këto raketa janë patentë sovjetike e fundit të viteve ’80, kopjuar edhe nga vende të tjera. Igla, me aftësi të përafërta me raketat amerikane Stinger, është shumë efektive në goditjen e avionëve, helikopterëve dhe avionëve pa pilotë, që fluturojnë deri në 5 mijë metra lartësi. Fatkeqësisht të tilla raketa nuk u blenë për mbrojtjen e atdheut, por për majmjen e llogarive bankare të trafikantëve.
Historia e blerjes së këtyre raketave fillon me një varg përpjekjesh të ethshme në pranverën e vitit 2006 e në vazhdim për gjetjen e burimeve potenciale të eksportuesve të këtyre raketave. Ndër burimet e kontaktuara zyrtarisht nga nëpunës të shtetit shqiptar janë edhe shtete të tilla që bartin potencial terrorizmi si Irani dhe Koreja e Veriut.
Më 19.4.2006, kërkohet të blihen nga zoti Rrahmani, menaxher i marketimit të produkteve të firmës shtetërore iraniane MODELEX, raketa SAM iraniane tip MISAGH - 2. Këto raketa gjithsesi janë inferiore krahasuar me Igla-18, pra jo shumë të preferuara nga Hezbollahu libanez.
Në datë 8.6.2006, kontaktohet firma ukrainase UKRSPETS EXPORT, e përfaqësuar nga zoti Majevski. Kjo firmë i kanalizoi bisedimet te firma bijë e saj, SE SFTF PROGRES. Kjo firmë në fund të vitit 2006 dhe në fillim të vitit 2007 i shiti shtetit shqiptar 150 raketa Igla dhe 150 raketa Igla-1 bashkë me lëshuesit e tyre. Shitja u bë me kusht që, në rast eksporti jashtë Shqipërisë të këtyre raketave, të informohej paraprakisht Enti Shtetëror Ukrainas për Eksportin e Armatimeve.
Në 10.2.2007 u nënshkrua kontrata e dytë për blerje raketash SA-16 dhe SA-18 me një tjetër firmë ukrainase PROMOBORONOEXPR. U blenë 30 lëshues SA-16 me 100 copë raketa dhe 30 lëshues SA-18 me 100 raketa. Lëshuesi kushtonte 58.850 $, ndërsa raketa 54.150 $. Shuma totale e faturës ishte 13.224.000 $.
Kjo blerje ka disa pikëpyetje:
Së pari, mbi 13 milionë $ është një shumë e madhe për buxhetin rreth 70 milionë $ të Ministrisë sonë të Mbrojtjes.
Së dyti, në llogaritë mungon disbursimi i kësaj shume. Pra, del pyetja: Cili ishte burimi i parave për blerjen e këtyre raketave, nëse nuk ishte buxheti i ministrisë? Kjo blerje u krye nga ministria me dokumentacion të plotë dhe të rregullt si p.sh., faturë blerje, EUC, leje importi etj.
Së treti, në arkivin e doganave shqiptare mungon praktika relative për këtë import.
Së katërti, në dokumentacionin e magazinave të Memajt (Romanat) ka gjurmë dokumentacioni që provon magazinimin e raketave të këtij tipi.
Normalisht ngrihet pyetja: Si mbërritën raketat në Memaj pa kaluar nëpër doganat shqiptare? Sipas kodit doganor shqiptar, ky rast përbën kontrabandë të pastër.
Pak kohë pasi u blenë raketat SA-16 dhe SA-18, me ngut u bë nxjerrja e tyre jashtë përdorimit nga armatimi i ushtrisë shqiptare. Kjo praktikë përmban shkresa me firmën e kryeministrit Berisha, ish-ministrit Mediu, dhe gjeneral-lejtnant Hoxhës. Pas kësaj procedure, raketat ishin të gatshme për eksport nga ndërmarrja MEICO.
Eksporti i raketave mbetet një operacion shumë, shumë i mjegullt. Shitja u bë te një firmë libaneze e llojit Off Shore, e quajtur IFC (International Contract & Enterprise) me adresë: Tabaris Building, Charles Malek Avenue, Bejrut, me tel. 0096113381888 me përfaqësues firme zoti MARWAN K. HADDAD.
Sipas informacioneve të bëra publike nga agjencia inteligjente izraelite SAYRET MATHAL, firma libaneze shërben si mbulesë për MOUNTAMAT AL-JIHAD AL-ISLAM, që është degë e organizatës Hezbollah. Kjo firmë, sipas izraelitëve, u ka shërbyer trafikantëve të Hezbollahut për të kontrabanduar armë nga vendet ish-socialiste, përfshirë Shqipërinë.
Mbetet i paqartë destinacioni i këtyre raketave, pasi u blenë nga firma libaneze Off Shore IFC.
Operacioni “HAYEDID”
Por autoritetet izraelite mund të jenë detyruar të bëjnë blerje të sforcuar të disa “katjushkave” nga Shqipëria, për shkak se trafikimi i tyre kishte dalë jashtë kontrollit dhe po iu shitej shteteve armike të Izraelit. Izraelitët u detyruan të paguanin më shtrenjtë për blerjen e tyre, me qëllim që të ndërhynin në kohë për të parandaluar shitjen e tyre në grupime apo njerëz që mund t’i përdornin ato kundër Izraelit. Historia e rëndë e këtij trafiku lidhet me të njëjtat personazhe që qëndrojnë pas tragjedisë së Gërdecit. Fishekët e çunakut 22-vjeçar Efraim Diveroli duket se janë vetëm një “rikoshet” e papërfillshëm në sfondin e një trafiku ndërkombëtar municionesh të zhvilluar për muaj me radhë me bazë Gërdecin.
Disa agjenci të inteligjencës kanë raportuar se ngarkesat me bazë Shqipërinë në pjesën dërrmuese të tyre porositeshin nga Bosnjë-Hercegovina, ndërsa destinacionet kanë qenë kryesisht për në vendet e Lindjes së Mesme dhe të Azisë. Në gjithë këto histori nuk ka rast ku nuk del emri i shtetasit boshnjak, Damir Fazlliç, si dhe lidhjet e tij me aktorët kryesorë këtij trafiku.
Gazeta “TemA” ka mundur të konsultojë disa personazhe kompetentë shqiptarë dhe të huaj, të cilët kanë pasur dijeni lidhur me lëvizjet dhe paralajmërimet e njësive të inteligjencës të disa shteteve lidhur me eksportimin e municioneve nga Shqipëria me bazë Gërdecin. “TemA” ka mundur të mësojë se Ministria shqiptare e Mbrojtjes për rreth tetë muaj para shpërthimit ka rritur në mënyrë të paprecedent fluksin e ngarkesave, ndërsa rezulton se ky fluks ka dalë jashtë kontrollit duke çuar armë në “duar të pasigurta”. Më konkretisht, bëhet fjalë për alarmin që përfshiu shërbimet e inteligjencës së shtetit të Izraelit, ndërsa burime të besueshme dhe pranë këtyre zhvillimeve bëjnë me dije se izraelitët ndërmorën një operacion monitorimi dhe vëzhgimi për ngarkesat e transituara nga “Gërdeci” dhe të eksportuara nga Rinasi, operacioni i monitorim-kontrollit u quajt: “HAYEDID”.
Emërtimi “HAYEDID” nuk ka qenë dhe aq i rastësishëm. Në hebraisht kjo fjalë nënkupton një mik shumë të ngushtë (thuajse një familjar) të izraelitëve, por që nuk ka origjinë ose kombësi hebraike. Por edhe miqtë e ngushtë bëjnë gabimet e tyre! “TemA” ka mësuar se për disa muaj me radhë shërbimet e inteligjencës së Izraelit kanë kuptuar se shitjet e municioneve me bazë Gërdecin po çonin armë në grupe apo qarqe influence që cenonin integritetin territorial të këtij shteti, i cili prej dekadash vuan dhe përballon armiqësinë e betuar të fqinjëve të tij. Megjithatë, rezulton se trafiku i municioneve me bazë Gërdecin, ndonëse cenonte interesat kombëtare të këtij shteti, edhe të tjera shtete kanë pasur dijeni, madje edhe “kujdes” për fluksin e madh të eksporteve ilegale të municioneve nga Shqipëria.