Tenderat publikë, organ kolegjial për ankimimet
Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar projektligjin që parashikon ngritjen e një organi kolegjial, pranë të cilit kompanitë privatë mund të ankimojë vërejtjet për zhvillimin e tenderave publikë.
TIRANE- Kompanitë private që kanë vërejtje për zhvillimin e tenderave publikë, tani mund të ankimojnë pranë një strukture të re, e cila do të jetë në varësi të kryeministrit. Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar projektligjin që parashikon ngritjen e këtij organi kolegjal, vendimet e së cilit mund të hidhen poshtë vetëm me vendim gjykate. Për ankimimin pranë kësaj strukture, subjekti privat duhet të bëjë edhe një pagesë, vlera e së cilës pritet të përcaktohet nga Këshilli i Ministrave.
(e.n/BalkanWeb)