Kërcënoi prokurorin pas seancës, bie në pranga
Kërcënon prokurorin pas mbarimit të seancës gjyqësore në ngarkim të tij por është arrestuar nga policia nën akuzën e kanosjes. Bexhet Vogli 33 vjec ishte dënuar nga gjykata e Tiranës me arrest shtëpie, ndërsa vëllai i tij me burgim.
TIRANE- Policia e Tiranës, seksioni kundër krimeve dhe jetës ka vënë në pranga një 33 vjecar pasi kërcënoi një prokuror. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e Gjykatës së Tiranës, ku Bexhet Vogli 33 vjec ka kërcënuar një prokuror menjëherë pas përfundimit të një seance gjyqësore në ngarkim të tij dhe një shtetasi tjetër të quajtur Sali Vogli. Gjykata kishte vendosur për Bexhet Voglin masë arresti shtëpie ndërsa për vëllanë e tij, Sali Vogli arrest me burg. Ndaj 33 vjecarit ka nisur një procedim penal për veprën penale të kanosjes së gjykatësit apo prokurorit.
(e.n/news24/BalkanWeb)