E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: 100 ditët, historike. Opozita të bëhet bashkëautore

TIRANË- Në 100 ditët e punës së qeverisë së tij Berisha ka përmendur edhe bojkotin e opozitës, duke e cilësuar atë si të pavend për integrimin e vendit drejt Bashkimit Evropian, që sipas Berishës është vendimi më historik i kësaj qeverie. “Opozita shqiptare me bojkotin e saj i privoi vetes një shans për të qënë bashkëautore në reforma, opozita shqiptare, zoti Rama më duket se mendoi që nëpërmjet bojkotit do ti bënte thirrje ndërgjegjes së Europës, por nëse Europa do ndiqte këtë rrugë këto vendime nuk do merreshin. Europa e lirë konstatoi se bojkoti është pa kauz demokratike. Opozita kërkonte ti vihet kazma institucioneve demokratike, kërkonte të conte parlamentin në gjykatë”, theksoi Berisha Në fjalën e tij Berisha i ka bërë thirrje kreut socialist të reflektojë dhe të kthehet në parlament për të përmbushur së bashku reformat që e presin vendin. “Uroj që vendimet e marra në 100 ditë ta bëjnë zotin Rama të marrë vendimin e duhur. E ftoj që reformat ti bëjmë bashkërisht në të mirë të vendit”, deklaroi kryeministri. Ndërsa akuzave të opozitës së liberalizimi i vizave për vendin tonë do të vijë e shumë vonesë Berisha iu përgjigj se reformat në vend tregojnë një situatë krejt tjetër duke iu referuar “atyre që sot i bien borive”, tha se testi madhor i zgjedhjve të lira është një kusht themeltar për liberalizimin e vizave, dhe kjo u bë e mundur vetëm nën qeverisjen e tij. Cmontimi i grupeve kriminale, ligji antimafia, moratoriumi i skafeve, të gjitha këto janë vendime që do të cojnë drejt liberalizimit, sipas Berishës. “Ajo që është e sigurtë se këto 100 ditë, do të mbahen mend si ditët e përshpejtimit maksimal të heqjes së vizave për shqiptarët”, deklaroi Berisha.Ndërsa i quajti 100 ditët e para të qeverisjes si ditët e vendimeve të mëdha historike për vendin, kryeministri Berisha theksoi se përmasat e reformave në këto 100 ditë kanë qenë mbi 300. “Përmasat e reformave kanë qenë mbi 300 dhe unë nuk e mas këtë vetëm me faktin se janë mbi 360 vendime, ligje, dekrete të miratuara me synimin absolut të ndryshimit të vendit por unë e mas këtë me zhvillimet madhore historike të këtyre 100 ditëve, zhvillimet e përcaktuese për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve” theksoi kryeministri. Duke përmenduar ligjet kryesore të miratuara gjatë 3 mujorit të parë të qeverisjes së koalicionit PD-LSI, Berisha nënvizoi përballimin e suksesshëm të vendit kundrejt krizës ekonomike globale. “Në kushtet e krizës më të madhe që Europa ka njohur që nga vitet 30 deri më sot, qeveria shqiptare është e vetmja që parashikon një rritje të ndjeshme të të ardhurave personale në 800 mijë familje me rritjen e pagave dhe pensioneve” u shpreh Berisha. Kreu i qeverisë e vuri theksin në luftën kundër korrupsionit ndërsa tha se “darët e ligjit do të cmontojnë cdo pasuri të mafias”. “Këto 100 ditë kanë shënuar reforma të mëdha në luftën kundër korrupsionit. Lufta kundër korrupsionit kërkon dhe penalizimet e autorëve të krimit. Në këto 100 ditë janë të arrestuar me vendim gjykate 28 zyrtare qëndorë dhe lokale , ndër ta edhe gjykatës e prokurorë, cka do të thotë se lufta kundër korrupsionit po bëhet me zero tolerancë. U vu para drejtësise shqiptare famëkeqi Aldo Bare, u miratua ligji antimafia , moratoriumi kundër industrisë së mafias që janë skafet” tha Berisha përpara gazetarëve.(m.a/e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›