E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali i varreve në Boboshticë, apelohet vendimi për kreun e OMONIA-s

KORCË- Prokuroria e Apelit në Korcë këmbëngul për fajësimin e Kreut të OMONIA-s Naum Disho dhe dy punëtorët Luan Zaçe dhe Alqi Koroveshi, në lidhje me skandalin e varrezave në Boboshticë. PAk javë pasi Gjykata e Apelit në Korcë shpalli të pafajshëm 3 të pandehurit e akuzuar 'për dhunim të varrezave', organi i akuzës ka ankimuar vendimin e Apelit në Gjykatën e Lartë. Burime të sigurta pranë prokurorisë së Apelit në Korçë pohojnë se rekursi është bërë me argumentin e mos shqyrtimit të të gjitha provave, mungesës së një hetimi gjithpërfshirës dhe mos realizimit të detyrave të lëna nga Gjykata e Lartë, kur prishi vendimin e mëparshëm të të njëjtës gjykata. Vlen të theksohet se Prokuroria e cështjes Roza Qirjazi përgjatë zhvillimit të të gjithë seancave në Apel, në lidhje me skandalin e dhunimit të varrezave, ka këkruar shpalljen fajtor të tre të pandehurve për veprën penale të dhunimi ttë varrezave.

Skandali i dhunimit të varrezave në Boboshticë doli në dritë në tetor të vitit 2010. Pas denoncimit të banorëve prokuroria mori si të pandehur kreun e Omonias Naum Disho dhe dy punëtorët. Asokohe Gjykata e faktit dënoi Naum Dishon me një vit burg dhe dy punëtorët me lirim me kusht, vendim ky i cili u la në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit. Naum Disho pas vendimit u arratis në Greqi, ndërsa policia e Korcës nuk mundi ta verë në pranga asnjëherë deri në rishfaqjen e tij në krah të deputetëve grekë, në festën e Greqisë në Boboshticë, kur vetëm pak ditë më parë Gjyaka e Lartë ktheu cështjen për rigjykim. Pas një maratone të gjatë seancash, Gjyakata e Apelit në Korcë këtë herë shpalli të pafajshëm tre të pandehurit, ndërsa organi i akuzës e coi sërish në Gjykatën e Lartë.
(m.a/e.skenderasi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›