Skandali i vizave në Korcë, banorët: Paguam 150-220 euro OMONIA-s
KORCE- Skandali me vizat greke në Korcë po bën publik një tjetër fenomen problematik të jetës sociale në Shqipëri, manipulimi me dokumentat për vizë si shkak i mungesës së lëvizjes së lirë. Dy zonja të intervistuara sot nga NEWS24 në Korcë thonë se arsyet urgjente familjare bënë që të guxonin manipulimin e dokumentave me ndihmën e Spiro Licit, ish kreut të organizatës OMONIA në Korcë në mënyrë që të përfitonin vizë dhe të zgjidhnin hallet e tyre në Greqi.
“Kisha hall, dhe me të folur andej këndej gjetëm radhën për tek OMONIA. Atje ishte Spiroja bashkë me të tjerët dhe na thanë do ikni me 150 euro. Ishim gati nja 20 veta . Ishin nja 4 -5 veta brenda bashkë me Spiron, i dhamë lekët dhe shkuam në datën 26 nëntor dhe u kthyem në datën 1 dhjetor.” thonë banoret e Korcës.
Edhe pse këto qytetare e pranojnë se kjo nuk ishte rruga e duhur për të vepruar në kundërshtim me ligjin, parimi qëllimi justifikon mjetin shkon përshtat me paligjshmërinë e veprimeve të tyre.
Gratë po ashtu pohojnë se nëse lëvizja do të ishte e lirë , ato dhe shumë qytetarë të tjerë nuk do të kishin përse të bëheshin pjesë e skandaleve të tilla me vizat.
Ndërkohë , sot ka nisur ndjekja penale në gjendje të lirë për ish kreun e OMONIA-s Spiro Lici. Policia e qytetit juglindor bën të ditur se Lici po ndiqet penalisht pasi rezulton të ketë abuzuar me detyrën si kryetar i OMONIA-s.
(e.n/News24/BalkanWeb)