E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali, kryeparlamentari i K. Jugut hetohet për korrupsion

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia koreanojugore e lajmeve “Yonhap”, e cila sqaron se kryeparlamentari tashmë ndodhet edhe nën presionin e opozitës për të dhënë dorëheqjen.

Kanalet televizive koreanojugore kanë transmetuar pamje, që tregojnë hetuesit dhe prokurorët duke hyrë në rezidencën e kryetarit, Park Hee-Tae, sot në Seul.
    
 "Parlamentari u mor në pyetje për më tepër se gjashtë orë", deklaroi agjencia zyrtare e lajmeve "Yonhap".
   
 Skandali u zbulua në janar nga deputeti i partisë GNP, i cili deklaroi se kishte marrë një zarf, që përmbante tre milionë uon, rreth 2 000 euro nga një bashkëpunëtor i kryetarit Park, zarf që ai e kishte refuzuar./Start/

                                                                                             2012-02-19 19:01
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›