E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura, të hënën nis plotësimi i Formularit A1

Sipas Ministrisë së Arsimit, ky formular do të do të fillojë të plotësohet nga data 20 shkurt, për t’u dorëzuar nga maturantët më 10 mars. 

Ky afat do të respektohet edhe nga maturantët që jetojnë në zonat e bllokuara për shkak të kushteve të rënduara atmosferike, pasi ministria e do të zhvillojë për këta nxënës kurse intensive. “Formulari A1 plotësohet për t’u regjistruar në Maturën Shtetërore 2012 vetëm nga maturantët e vitit 2012. Formulari A1 plotësohet me stilolaps (me një ngjyrë, blu ose të zezë) dhe me shkronja të mëdha të shtypit”, thuhet në udhëzim.

Sipas tij, Formulari A1 konsiderohet i vlefshëm vetëm nëse është plotësuar në mënyrë të saktë dhe të kuptueshme. Në rast të kundërt, ai do të konsiderohet i pavlefshëm dhe maturanti humbet të drejtën e regjistrimit. “Në rast se maturanti ka bërë gabime në plotësimin e formularit, ai mund të plotësojë një tjetër formular A1, brenda afatit të dorëzimit, duke bërë të pavlefshëm dhe duke e asgjësuar formularin e plotësuar gabim”, vijon.

Formulari A1, pas plotësimit, kontrollohet me kujdes për saktësinë dhe më pas firmoset nga maturanti, mësuesi kujdestar dhe drejtori i shkollës. Formulari A1Z plotësohet për t’u regjistruar në Maturën Shtetërore 2012 nga të gjithë ata që nuk janë maturantë të vitit shkollor 2011 – 2012.   /Start/

                                                                                             2012-02-19 16:41
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›