E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korcë, sharron predhën, vdes 21 vjecari

KORÇË- Një 21 vjeçar nga fshati Taç i rrethit të Kolonjës ka humbur jetën teksa sharronte një predhë të vjetër me troko.
Sipas burimeve zyrtare nga Komisariati i Policisë të këtij rrethi, ditën e premte, policia është njoftuar se në fshatin Taç ka humbur jetën një person. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i policisë dhe sipas hetimeve të kryera, rezulton se shtetasi Besjan Agolli, 21 vjeç, banor i fshatit Taç i Sipërm, ka humbur jetën aksidentalisht.

Agolli kishte gjetur një predhë të vjetër dhe ishte përpjekur ta priste atë me troko. Por, predha ka shpërthyer dhe i ka shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›