E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, vrau te miturin 26 vjeçari mbyllet në psikiatrinë e burgut

TIRANE- Është mbyllur në qelinë e psikiatrisë në spitalin e burgut në Tiranë, Hysen Sulka, 18 vjecari i cili dy ditë më parë vrau një fëmijë duke ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

Ngjarja tronditëse ndodhi në fshatin Donofrosë të komunës Kutalli në Berat.

Vogëlushi 11 vjec nga fshati Luar i Roskovecit ndodhej me prindërit e tij tek gjyshi më 30 mars, kur duke lozur në një rrugicë me bashkëmoshatar, është bërë objekt i dhunës fizike (goditje me shkelma e shuplaka) nga i sëmuri mendor, 26-vjeçari Hysen Sulka.

Vendimi u dha sot nga gjykata e shkallës së Parë të Beratit, pasi mori në shqyrtim dhe dosjen e ardhur nga spitali psikiatrik ku 26 vjecari kishte qenë i shtruar.

Ndërkohë NEWS24 raporton se prindërit e të riut janë larguar nga banesa nga frika e ndonjë gjakmarrjeje të mundshme.
( ne foto daja e djalit qe u vra nga i semuri mendor)
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›