E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanja nuk ngopet, tani do organizimin e botërorit 2018

"Në vitin 2008 pas triumfit në kampionatin Eurpjan, Unë fola me krenari dhe thashë se pse të mos fitojnë edhe kupën e botës në vitin 2010?- Tashmë që e kemi arritur edhe këtë sukses pse të mos jemi ne, vendi organizator për Kupën e Botës të vitit 2018? -mësohet të këtë thënë sekretari i sporteve,Aime Lisavetski”.

Lisavetskin po e mbështet edhe presidenti i federatës spanjolle të futbollit, Angel Maria Villar, duke thënë se Lisavetski po jep angazhimin e plotë, për arritjen e organizimit të Kupës së Botës 2018 në Spanjë.

Presidenti i federatës spanjolle të futbollit theksoi se suksesi i arritur në Afrikë i jep më shumë shanse Spanjës për të arritur tek objektivi i radhës dhe kjo tregon se fuqia e futbollit spanjoll është e madhe.

Ai gjithashtu përgëzoi trajnerin e kombëtares Spanjolle, Vinsente del Boske, për suksesin e arritur
duke thënë se ai i ka kthyer besimin dhe buzëqeshjen, mbarë popullit spanjoll duke i bërë ata krenar për ekipin e tyre kombëtar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›